Banorë të Alepos trajtohen me maska oksigjeni, dyshohet se Asad ka përdorur armë kimike (Video)
Shtohen dyshimet se Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve kundër rebelëve në Alepo ditët e fundit. Një video dokument i publikuar nga BBC tregon pamje nga një spital në Alepo ku dhjetra banorë, mes të cilëve fëmijë e të moshuar shfaqin probleme të theksuara me frymëmarrjen.
Dyndja e banorëve në spital erdhi pas bombardimeve që ndërmori ushtria siriane në disa zona të qytetit. Mjekët përpiqen të trajtojnë me maska oksigjeni fëmijë e të rritur që janë të panikuar nga vështirësia në frymëmarrje.
OKB e ka konsideruar përdorimin e armëve kimike si krim lufte. Mjekët raportojnë për dy sulme ku mund të jenë përdorur armë kimike në datën 10 gusht, ndërsa qeveria e Asad thotë se është në negociata me Kremlinin për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Add new comment