Blloku Bota
Presidenti serb, Nikoliç: “Një monument i Millosheviçit do ta bashkonte popullin serb”
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se një monument për Sllobodan Millosheviçin, nuk do ta përçante popullin serb, por do ta bashkonte atë. I pyetur nga tabloidi “Kurir”, Nikoliç, ka sqaruar se “mendon njësoj si të gjithë në Serbi”. Presidenti serb ka shtuar po ashtu se kjo çështje nuk është juridiksionin e tij ndërkohë që ka lënë të kuptohet se reagime do të ketë. “Ata që po përdhosin çdo gjë në Serbi nuk do të lënë pa përdhosur as monumentin e Sllobodan Millosheviçit”, tha Nikoliç, në një aludim të qartë për rrymën filoperëndimore në këtë vend.
"Fytyra" e luftës në Halep të Sirisë
Një video nga Halepi i Sirisë po qarkullon në internet si një ilustrim i asaj që kjo luftë po shkakton. Edhe pse trajtimi i këtillë i viktimave ka një dozë cinizmi brenda, pse afirmon një solidaritet thjesht virtual, duhet thënë se pamjet provojnë absurditetin e luftës në Siri.
Watch just this clip & when finished watch it again pic.twitter.com/cLXZ1TxhjO
Korea e Veriu/Dezerton me gjithë familjen zv.ambasadori i vendit në Britaninë e Madhe
Regjimi korean i Kim Jong Un ka nisur të pësojë rrjedhje serioze. CNN raporton se zv.ambasadori i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe, Thae Yong Ho, ka dezertuar bashkë me familjen e tij. Ai është marrë nën mbrojtje nga qeveria e Koresë së Jugut, ku edhe është vendosur. Sipas njoftimeve të medias, Ho ka deklaruar se u largua nga vendi, pasi “ishte i lodhur nga regjimi i Kim Jong Un”. Kjo nuk është një gjë e rrallë për Korenë e Veriut, pasi edhe më parë zyrtarë të lartë janë larguar nga vendi, siç ishte rasti i ambasadorit në Egjipt në vitin 1997.
Irani lejon ushtrinë ruse të përdorë territorin, Moska dhe Teherani aleatë në mbrojtje të Asad
Nga territori i Iranit u ngritën avionë luftarakë rusë për të bombarduar pozicionet e forcave antiqeveritare në Siri. Një zhvillim që tregon se Moska dhe Teherani po bashkëpunojnë ngushtësisht për të luftuar "armiqtë" e Asad. Siç njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes avionë bombardues Tupolev-22M3 dhe avionë luftarakë Sukhoi-34 u ngritën nga baza ushtarake e Hamedan në Iranin Perëndimor dhe bombarduan pozicione të Shtetit Islamik dhe organizatës Al Nusra në Alepo.
Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit
Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.
Oscar Morrell, vrasje nga urrejtja e imamit dhe asistentit të tij në SHBA
Një 35 vjeçar akuzohet nga autoritetet amerikane për vrasjen e imamit Mola Akontzi dhe ndihmësit të tij në Brooklyn Park në afërsi të aeroportit JFK në Neë York. Autori i dyshuar është Oscar Morrell, i cili do të përballet me akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Morell u arrestua pasi përplasi me makinë një çiklist, pak minuta pas vrasjes së 55 vjeçarit, Mola Akontzi dhe asistentit të tij 64 vjeçar.
Trump: Testim për emigrantët që duan të hyjnë në ShBA
Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë një testim të detyrueshëm për emigrantët që hyjnë në vend. Testi do të ketë natyrë ideologjike dhe do të shtrojë pyetje sesi e shohin emigrantët Amerikën, vlerat e saj për lirinë e besimit, barazinë gjinore dhe të drejtat e gayve.
I vjen radha Soros/Hakerat publikojnë 2 576 dokumente të Fondacionit. Strategji dhe direktiva për ndikim në politikë dhe zgjedhje
I akuzuar si arkitekt i cdo revolucioni dhe përmbysjeje regjimi në 25 vitet e fundit në Europë, por edhe si njeriu që qëndron pas “Letrave Panameze”, George Soros është më së fundi objektiv i një sulmi. Mediat ndërkombëtare raportojnë për hakerimin e sistemit informatik të organizatës së tij, si pasojë e të cilit janë hedhur online 2 576 dokumente. Grante për fondacione të ndryshme, objektiva politikë, strategji veprimi, etj., pak a shumë këto shfaqen në dokumentet e publikuar nga DCLeaks, që drejtohet nga “aktivistë amerikanë që duan të zbulojnë të vërtetën për vendimmarrjen në ShBA”.
Gjermania refuzon “spiunët” e Erdogan, nuk pranon gjuetinë ndaj gulenistëve
Policia turke ka kryer bastisje në tri gjykata të Stambollit pas lëshimit të urdhër-arresteve ndaj 173 anëtarëve të administratës së gjykatave në kuadër të hetimit për tentativën e grushtit të shtetit muajin e kaluar. Ndërkohë, kryebashkiaku i Berlinit tha se zyrtare turq i ishin afruar duke i kërkuar atij të identifikonte mbështetësit e Gulen në Gjermani, diçka që ai refuzoi kategorikisht.
Qeveria turke vendos raketa tokë-ajër në 11 aeroportet kryesore civile në vend
Qeveria turke ka ndërmarrë së fundmi një tjetër masë që bën pjesë në zhvillimet pas grushtit të shtetit. CNN Turk raporton se aerportet civile të vendit – 11 prej tyre - do të pajisjen me raketa tokë-ajër si dhe me radarë dhe pajisje të tjera vëzhgimi. Mjete të tilla do të njoftojnë forcat e armatosura për çod avion të paidentifikuar në mënyrë që të kundërpërgjigjen shpejt. Një tjetër arsye është edhe ekspozimi i Turqisë ndaj sulmeve terroriste.