Gjermania refuzon “spiunët” e Erdogan, nuk pranon gjuetinë ndaj gulenistëve
Policia turke ka kryer bastisje në tri gjykata të Stambollit pas lëshimit të urdhër-arresteve ndaj 173 anëtarëve të administratës së gjykatave në kuadër të hetimit për tentativën e grushtit të shtetit muajin e kaluar. Ndërkohë, kryebashkiaku i Berlinit tha se zyrtare turq i ishin afruar duke i kërkuar atij të identifikonte mbështetësit e Gulen në Gjermani, diçka që ai refuzoi kategorikisht.
"Zëdhënësi i qeverisë turke m'u afrua për të më pyetur nëse do të ishim të gatshëm për t'u përballur në mënyrë kritike me lëvizjen Gylen në Berlin dhe nëse mund të ndërmerrnin masat e nevojshme kundër tyre". Michael Miller, megjithatë, ka thënë për Bild se "ua bëra absolutisht të qartë se konfliktet turke nuk mund të transferohen në tokën gjermane."
Nëse lëvizja Gulen respekton rregullat "nuk ka asnjë arsye për të ndërmarrë veprime kundër tij," tha Miller, gazeta, duke shtuar në mënyrë karakteristike: "Ne nuk kemi nevojë për udhëzime nga Z. Erdogan për respektimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut." Pas represionit që pasoi grushtin e dështuar të shtetit, janë pezulluar më shumë se 76.000 nëpunës civilë, gjyqtarë dhe anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa pothuajse 5.000 janë shkarkuar.
Add new comment