Blloku Bota
Renzi shkarkon drejtuesit e bashkisë se Korleones për lidhje me mafian
Qeveria italiane shkarkoi të gjithë aparatin drejtues të bashkisë së Korleones dhe tre bashkive të tjera në jug të Italisë, pas dyshimeve se funksionarë të këtyre bashkive ishin të lidhur ngushtë me organizata kriminale mafioze.
Veç bashkisë së Korleones, kryeministri Mateo Renzi, firmosi largimin nga funksionet vendore të drejtuesve të bashkisë së Arzanos në Napoli dhe Bovalinos e Tropeas në Kalabri. Ky vendim është komentuar si një mesazh i kryemiistrit Renzi në luftën kundër mafias.
Operacion pastrimi nga radikalët islamikë në Gjermani, kontrolle të rrepta në të gjitha xhamitë
Policia gjermane ka kryer një sërë operacionesh kundra të dyshuarve si të lidhur me shtetin islamik. Aksioni i përbërë nga 150 agjentë kishte si objektiv predikuesit esktremistw, të cilët sipas akuzës rekrutonin të rinj për të luftuar në Siri dhe Irak. Operacionet u realizuan konkretisht në Duesseldorf, Duisburg dhe Dortmund. Operacioni vjen një ditë pasi policia arrestoi pranë një stadiumi një 24 vjecar refugjat sirian i dyshuar se ishte një përfaqësues i lartë i ISIS dhe planifikonte sulme gjatë Bundesligës.
Porti i Pireut kalon në duart e kinezëve të Cosco-s
Kompania kineze Cosco Shiping do të realizojë të mërkurën blerjen e shumicës së aksioneve të portit të Pireut në Greqi. Në këtë mënyrë kurorëzohet një proces që zgjati më shumë se katër vjet dhe që në moment i vuri në provë raportet e qeverisë Tsipras me Pekinin.
Fillimisht, arkën modeste të shtetit grek do të futen më shumë se 280 milionë euro, që i korrespondojnë çmimit për 51% të aksioneve dhe e bëjnë kompaninë kineze pronare të portit të Pireut.
Cosco do të marrë edhe 16% të aksioneve pasi të përfundojë planin e investimeve.
"Kështu tallen grekët me reformat"
Gazeta më e madhe në qarkullim në Gjermani "Bild" ka publikuar sot një artikull me titull "Kështu tallen grekët me reformat", duke theksuar se vetëm 13 % e marrëveshjeve të nënshkruara zbatohen në praktikë. Bild i referohet një studimi të Institutit të Kërkimeve për Politikat e Reformave. Ndonëse qeveria adopton ligje dhe rregulla bazuar në marrëveshjet me partnerët, në praktikë zbatimi i tyre bojkotohet, thekson gazeta.
Rusia do heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë, diferencat për Sirinë do të tejkalohen
Rusia do të heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me homologun turk Erdogan në Shën Petërburg. Putin vuri në dukje se prioritet i Rusisë është që marrëdhëniet e dy vendeve të kthehen në nivelet e para krizës.
Serbia larg NATO-s/Merr pjesë në operacionet humanitare në Siri të iniciuara nga Rusia
Serbia është bërë pjesë e operacioneve humanitare të ndërmarra nga Rusia në Siri. Lajmi është bërë ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas së cilës Serbia dhe krahas saj edhe Kina, kanë ofruar mbështetje përmes ministrive të tyre të Mbrojtjes. Ndihma po jepet për popullsinë e Halepit, ku së fundmi u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele. Rusia dhe SHBA janë përfshirë në një garë për ndikim në Siri, ndërkohë që lidhur me ndihmën humanitare, Moska zyrtare ftesën ia ka drejtuar formalisht edhe Washingtonit.
Gazi lotsjellës si forcë zakoni e opozitës së VV-së në Kosovë
Vetëvendosja në Kosovë vazhdon aplikimin e opozitarizmit me frymë guerrilase, apo anarkiste, teksa ka hedhur gaz lotsjellës në Komisionin Parlamenatr të Politikës së Jashtme. Në komision diskutohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila votohet si ligj të enjten në Kuvendin e Kosovës, produkt i votës së qytetarëve. Reagimi i VV-së është tipik tashmë: kundërshto në emër të një marrëveshjeje ideale, apo duke shpallur tradhëti aty ku institucionet kanë tagër të vendosin.
Maqedonia në zi kombëtare
Maqedonia është në zi pas fatkeqësisë natyrore të së premtes, ku nga përmbytjet humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Ndërkohë Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës për 15 ditë. Nga ana tjetër Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vazhduar kërkimet në lagjet më të goditura të Shkupit, si Hasanbeg, Haracinë, Stajkovc e Smillkovc për gjetjen e personave të tjerë që konsiderohen akoma të zhdukur.
Zbarkim i forcave serbe në kufi me Preshevën, faktori shqiptar dyshon në qëllimet e Beogradit
Dy ditët e fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë instaluar forca te mëdha ushtarake dhe policore, me qellim rritjen e kontrollit në zonën e Dobrosit, e njohur si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm.
Një fillim i ri, Putin gati të presë Erdoganin në Moskë
Presidenti turk, Rexhep Taip Redogan synon të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë me vizitën e programuar të martën në Moskë. "Do jetë një vizitë historike, një fillim i ri. Në bisedën me mikun tim Vladimir Putin besoj do të hapim faqe të re marrëdhëniet mes dypalëshe. Vendet tona kanë shumë gjëra për të bërë bashkë"-deklaroi presidenti rus për agjencinë e lajmeve Tass, dy ditë para vizitës. Afrimi i Turqisë me Rusinë vjen në një kohë kur Ankaraja ka përkeqësuar marrëdhëniet me Uashingtonin pas ngjarjeve të 15 korrikut.