Operacion pastrimi nga radikalët islamikë në Gjermani, kontrolle të rrepta në të gjitha xhamitë
Policia gjermane ka kryer një sërë operacionesh kundra të dyshuarve si të lidhur me shtetin islamik. Aksioni i përbërë nga 150 agjentë kishte si objektiv predikuesit esktremistw, të cilët sipas akuzës rekrutonin të rinj për të luftuar në Siri dhe Irak. Operacionet u realizuan konkretisht në Duesseldorf, Duisburg dhe Dortmund. Operacioni vjen një ditë pasi policia arrestoi pranë një stadiumi një 24 vjecar refugjat sirian i dyshuar se ishte një përfaqësues i lartë i ISIS dhe planifikonte sulme gjatë Bundesligës. Ai ka lindur në Damask dhe kishte mbërritur në Gjermani në fillim të këtij viti. Sipas mediave , i riu dyshohet për organizimin e një atentati kundër nisjes së kampionatit gjerman të futbollit.
Alarmi vijon të jetë i lartë në Gjermani pasi policia tha se dy refugjatët të cilët kryen sulmet në një tren në Wuerzburg dhe në Ansbach ishin në kontakt me celulat e shtetit islamik.
Add new comment