"Kështu tallen grekët me reformat"
Gazeta më e madhe në qarkullim në Gjermani "Bild" ka publikuar sot një artikull me titull "Kështu tallen grekët me reformat", duke theksuar se vetëm 13 % e marrëveshjeve të nënshkruara zbatohen në praktikë. Bild i referohet një studimi të Institutit të Kërkimeve për Politikat e Reformave. Ndonëse qeveria adopton ligje dhe rregulla bazuar në marrëveshjet me partnerët, në praktikë zbatimi i tyre bojkotohet, thekson gazeta.
Shembujt më tipikë sipas "Bild" janë zvarritjet për privatizimin e Portit të Pireut ose shpallja papritur si zonë arkeologjike e aeroportit të vjetër dhe më flagrantja emërimi i 13 drejtorëve rajonalë në vitin 2015.
Add new comment