Presidenti serb, Nikoliç: “Një monument i Millosheviçit do ta bashkonte popullin serb”
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se një monument për Sllobodan Millosheviçin, nuk do ta përçante popullin serb, por do ta bashkonte atë. I pyetur nga tabloidi “Kurir”, Nikoliç, ka sqaruar se “mendon njësoj si të gjithë në Serbi”. Presidenti serb ka shtuar po ashtu se kjo çështje nuk është juridiksionin e tij ndërkohë që ka lënë të kuptohet se reagime do të ketë. “Ata që po përdhosin çdo gjë në Serbi nuk do të lënë pa përdhosur as monumentin e Sllobodan Millosheviçit”, tha Nikoliç, në një aludim të qartë për rrymën filoperëndimore në këtë vend.
Propozimi për një monument ka ardhur nga Partia Socialiste që Millosheviç e themeloi dhe e drejtoi, dhe pason një raport të Gjykatës së Hagës që nuk e çmon ish-liderin serb, si një kriminel lufte. Propozimi është mbëshetur nga Ivica Daçiç dhe mesa duket ka jehonë pozitive në Serbi. Është i pritshëm se ky akt do të çojë në distanca të reja mes Serbisë dhe të paktën Kroacisë dhe një pjese të Bosnjes, ku Milosheviç urdhëroi një ndërhyrje ushtarake brutale në vitet ’90.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=08&dd=18&nav_id=98938
Add new comment