Sërish tensione mes Ukrainës dhe Rusisë. Moska zyrtare paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike

Postuar në 13 Gusht, 2016 21:54

Era e luftës fryn sërish mbi frontin ruso-ukrainas. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, “Sputnik” i kushton një shkrim situatës së krijuar pasi shërbimet sekrete ruse likujduan në rreth spiunësh ukrainas në Krime, të cilët sipas FSB-së, do të kryenin akte sabotazhi dhe terrorizmi në infrastrukturën e gadishullit të ankesuar nga Rusia. Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka lënë të hapur mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, ndonëse siç nënvizoi ai, kjo nuk do të ishte e dëshirueshme.

Agjencia ka sjellë mendimin e disa ekspertëve për t’i dhënë një shpjegim kësaj sjelljeje të Kievit zyrtar. Mikhail Pogrebinsky, drejtor i Qendrës së Studimeve të Konflikteve Politike në Ukrainë, është shprehur se Rusia dhe Ukraina po hyjnë në një periudhë të parecedentë tensioni mes njëra-tjetrës. Nuk është fjala vetëm për aksionet e supozuara terroriste në Krime, por edhe për aktet e presidentit ukrainas Petro Poroshenko, i cili ka urdhëruar gatishmëri luftarake për trupat pranë Krimesë dhe në rajonin e Donbasit. Sipas këtij analisti Kremlini e sheh të pakuptimtë vijimin e negocimeve në kushtet kur deklaron zyrtarisht se nga Kievi financohen dhe organizohen aksione sabotazhi. Sipas Pogrebinskyt, prishja e marrëdhënieve diplomatike prapasjell jo vetëm pasojat e sanksioneve për Ukrainën, por kërcënon edhe ekzistencën e vetë shtetit ukrainas.

Për një tjetër analist, Andrei Manoilo, profesor në universitetin e Moskës, provokimet e Kievit janë të llogaritura, ndërkohë që kërcënimi i Kremlinit për të ndërprerrë marrëdhëniet diplomatike është mesazh për partnerët perëndimorë të Ukrainës.  “Nëse situata vijon të ecë në këtë drejtim, Rusia do të përgjigjet me masa të ashpra", shprehet ai. Sipas tij, Washingtoni po përjeton një lloj lodhjeje nga kjo situatë pa rrugëdalje e për këtë arsye Poroshenko me qeverinë po rrisin agresivitetin, në mënyrë që çdo reagim rus të riangazhojë energjitë e Perëndimit në një krizë që duket se nuk ka ende zgjidhje të shpejtë. 

 

http://sputniknews.com/europe/20160813/1044235760/russia-ukraine-diploma...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.