Krime dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar/Pas klorinës së Assadit në Halep, video me përdorim të fosforit në Irak
Një video e pubikuar në "Youtube" paraqet avionë të Ministrisë irakene të Mbrojtjes që lëshojnë bomba me fosfor mbi Qayyarah, një pikë e fortë e mbajtur nga militantët e DAESH. Janë hedhur dyshime se ky lloj municioni i djegshëm është hedhur në zonë edhe nga avionë të Task-Forcës irako-amerikane, që e implikon rëndë misionin çlirues ndaj terroristëve të organizatës islamike. Kjo sepse fosfori i bardhë nuk lejohet të përdoret në konflikte dhe përbën krim sipas ligjit ndërkombëtar. Kjo sepse municionet me çlirim flake përdoren për të djegur shtëpi, objekte dhe njerëz dhe janë të dallueshme nga muncione të ngjashme më “beninje”. Qyteti ku pretendohet se është përdorur ky municion është 56 km larg Mosulit dhe aty janë zhvilluar lufitme të ashpra.
Lajmi është shpërndarë nga një reporter në terren, Aldin Abazović, por është trajtuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik”. Ndoshta përbën një rastësi, por ai publikohet pak ditë pasi disa media kryesore ndërkomëbtare në Perëndim dhanë lajmin se në Halep, regjimi i Bashar al Assadit, që ndihmohet ushtarakisht nga Rusia dhe Irani, ka përdoru klorinë.
Comments
Gaza
Po per bombat me fosfor te perdorura rregullisht nga Izraeli ne Gaza ... apo ska problem
Epo ja, na i the ti.
Epo ja, na i the ti. Ku eshte problemi ketu? He?
Add new comment