Dënohen me burgim të përjetshëm dy agjentë të UDB-së
Gjykata e Mynihut (Muenchen), pas përfundimit të gjykimit kundër dy ish shefave të UDB-së jugosllave, Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq, i shpalli ata fajtorë për vrasjen e emigrantit kroat Sthjepan Gjurekoviqit dhe i dënoi me burgim të përjetshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.
Autoritetet gjermane në pamundësi të saktësojnë identitetin e atentatorëve, vazhdimisht e kanë përsëritur se ata kanë qënë “vrasës të panjohur”edhe pse shërbimi sekret gjerman ka pasë informacione se UDB-ja zhvillon një luftë të fshehtë në Gjermani dhe në vendet tjera europerëndimore kundër emigracionit kroat, e sidomos ndaj personaliteteve shqiptare, që zhvillonin aktivitete për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.
Trupi gjykues i Gjykatës së Mynihut (Muenchen), në rend të parë vlerëson se shpallja e shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Josip Perkoviqit dhe Zdravko Mustaçit, do të inicojë procese ballafaqimi me të kaluarën jo vetëm në Kroaci por edhe në viset tjera t ëish Jugosllavisë, ka theksuar gjykatësi Manfred Dauster, duke dhënë arsyetimin e aktvendimit. “Deri te ky process para këaj Gjykate ka ardhur vetëm për ate sepse kjo nuk është bërë më përpara në Kroaci. Ne këtu nuk shtrojmë e pyetjen pse ka ndodhur ashtu”- ka thënë gjykatësi Dauster.
Vrasja e Stjepan Gjurekoviqit ka ndodhur më 28 korrik të vitit 1983 dhe të dy tashmë të dënuarit me burgim të përjetshëm (Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq) i kanë njohur shumë mirë rrethanat e athershme si dhe kushtet, kur Mustaç ka qënë udhëheqës politik dhe pjesëmarrës në vrasje, ndërsa Perkoviq ka bërë planifikimin dhe ka qënë logjistikë për realizimin e vrasjeve, duke shfrytëzuar edhe “shërbimet” e bashkëpunëtorëve.
Add new comment