Probleme për aeroplanmbajtësen “Gerald Ford”, kostoja e ndërtimit i kalon 13 miliardë dollarët

Postuar në 06 Gusht, 2016 21:55

Mban emrin e presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja "Gerald Ford", që është dhe luftëanija më e re dhe më moderne e marinës amerikane megjithatë  nuk është gati pasi po përballet me probleme të mëdha teknike, zgjidhjet e të cilave do të vonojë integrimin e sa në  flotën e fuqishme amerikane.

Sipas projektimit fillestar, luftanija më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë  duhet të ishte gati 2 vjet më parë. Por, zyrtarët e Pentagonit thonë se "Gerald Ford" ndoshta nuk do t’i dorëzohet marinës amerikane as nëntorin e  ardhshëm, por gjatë vitit 2017. Arsyeja? Aeroplanmbajtësja e parë e ndërtuar pas 40 vitesh  përballet me probleme që lidhen me lëvizjen e sistemeve të armëve, kontrollin e trafikut ajror, sistemet e bordit të mbrojtjes dhe më e rëndësishmja me shërbimet për avionet luftarakë.

Me pak fjalë, "Gerald Ford" është e papërshtatshme, të paktën për momentin për uljen dhe ngritjen e avionëve luftarakë. Dhe për të zgjidhur këto probleme, thonë ekspertët, duhen  rimodeluar sistemet, një proces që  kërkon fonde të tjera të mëdha.

Në të njëjtën kohë senatori republikan John McCain, kandidati për president i SHBA në zgjedhjet e vitit 2008 dhe kryetar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, është shprehur se "çdo vonesë e vërejtur është e papranueshme" dhe mund të ishte shmangur.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.