Blloku Alternative
Melanie Gaydos, një rast i jashtëzakonshëm në botën e modës
Melanie Gaydos është një modele 28 vjeç e cila përbën një rast krejt të pazakontë, për të mos thënë të jashtëzakonshëm. Ajo vuan që nga dita e lindjes nga një çrregullim genetik – diplesia ektodermale – që nuk lejon zhvillimin e dhëmbëve, thonjtë, tendinat. Por katër vjet më parë ajo vendosi të sfidonte gjendjen e vet duke hyrë në industrinë e modës dhe ja doli.
Shteti i Nju Jorkut ndalon martesat e fëmijëve
Shteti i Nju Jorkut vendosi të rrisë pragun e moshës ligjore për martesat, duke e çuar nga 14 vjeç që ishte në 18 vjeç, nisur nga rastet e reja të muajve të fundit ku vajza të mitura ishin detyruar të martoheshin me burra të moshuar.Viktimat të kësaj "mundësie" ligjore në Nju Jork ishin kryesisht vajza të mitura, që martoheshin me pëlqimin e prindëve ashtu si në vende të tilla si Nigeria, India, Irani apo Tanzania. "Është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të mbrojtur fëmijët dhe për të parandaluar martesat e detyruara," tha guvernatori i shtetit Mario Kioumo.
128-vjeçari që pretendon se është Hitleri
Një 128-vjeçar në Salta të Argjentinës pretendon se është ish-udhëheqësi nazist Adolf Hitler dhe se 70 vitet e fundit jetonte në fshehje. Teksa pretendimet e tij shtrihen në kufijtë e besueshmërisë ato përputhen me zbulimin e një trofeu të relikteve naziste në vend. Duke folur në një intervistë për mediat lokale, ai tha se kishte mbërritur në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë të falsifikuar nga Gestapo në përfundim të Luftës së Dytë Botërore - duke e identifikuar atë si Herman Guntherberg.
Ndërgjegja në realizim "artizanal"
Neurologu Greg Dunn bashkë me artisitin dhe fizikanin Brian Edëards kanë realizuar këto imazhe të Ndërgjegjes. Imazhet janë një skanim artizanal nëse mund të themi bazuar në pamje të hollësishme të trurit kombinuar me një model kompjuterik që imiton komunikimin e neuroneve dhe lëvizjen e sinjaleve në tru. Përfundimi është një set imazhesh që perceptohen si përfytyrim i duhur i një kompleksiteti misterioz dhe artistik, që i përgjigjet përmasës së trurit njerëzor, diçka shumë më e madhe se një makinë dhe më tepër se një artist i pazbërthyeshëm.
Leonardo Di Caprio kthen statujën Oscar
Autoriteret amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë që posedoheshin prej tij. Ministria e Drejtësisë ndërmori hapa ligjore pas konstatimit se asete në shumën 1.7 miliardë $ janë vjedhur nga një fond investimi në Malajzi.Në këto sende përfshihet edhe një pikturë e Picassos që i është dhënë Leonardo Di Caprios bashkë me të drejtën e dy filmave të Hollivudit.
Regjimi nazist privilegjonte lesbiket
Një studiues shqyrtoi kushtet në të cilat të jetonin dhe trajtoheshin femrat homoseksuale gjatë regjimit nazist në Gjermani dhe rezultatet janë mjaft të papritura. Samuel Cloëes Huneke, një student doktorant në Universitetin e Stanfordit, shqyrtoi të të dhënat e katër arkivave të policisë naziste të viteve 1940 që kanë të bëjnë me shkelje të ligjeve mbi marrëdhëniet e të njëjtit seks. Aktet homoseksuale midis burrave ishin kriminalizuar dhe dënoheshin si të tilla.
BE heq shërbimin Roaming
Nga 15 Qershori vendet e Bashkimit Evropian do të çlirohen nga shërbimi roaming i telefonisë celulare. Ata që udhëtojnë brenda hapësirës europiane nuk do të paguajnë tarifën roaming për të dërguar mesazhe, bërë thirrje telefonike apo lundruar në internet.Nga e enjtja të gjithë europianët do të paguajnë bazuar në çmimet e brendshme përmes paketave të telefonisë celulare ku ata janë abonentë. Tarifimi i tyre do të bëhet si të ishin brenda kufijve të vendit të tyre.
Tetova, qyteti më i ndotur në Europë. Në listë edhe Tirana dhe Beogradi
Agon në Tetovë dhe rrezet e një dielli të sëmurë përmbytin qytetin e 70.000 banorëve në veriperëndim të Maqedonisë. Natën e kaluar, ndotja e ajrit ishte një gjysmë-fish e kufirit të sipërm të alarmit. Ka raste kur microgrimcat janë 25 herë mbi kufirin. I rrethuar siç është nga malet, qyteti me elementin dominues shqiptar pranë kufirit me Kosovën ngjan me pjesën e poshtme të një tenxhereje të valuar.
Kina do të “ringjallë” Detin e Vdekur
Kina po kërkon të zgjerojë forcën e saj gjeopolitike, duke u përhapur deri në Lindjen e Mesme. Industritë shtetërore kineze janë bërë pjesë e një tenderi multi-milionësh i quajtur “Red-Dead Water”.
Projekti, i nisur nga Izraeli, Jordania dhe autoritetet palestinze pritet të kapë vlerën e 1.1 miliard dollarëve. Pjesë e tenderit janë edhe firma franceze, japoneze apo koreano-jugore. Ai parashikon marrjen e 2 miliardë metër kub ujë nga Deti i Kuq, për të çuar në Detin e Vdekur, duke stabilizuar nivelin në rënie të tij.
Luks dhe mozaikë poemash – vila e veçantë romake në Libi
Ndoshta duhet parë nga afër, por nga fotografitë e publikuara duket një ndërtim i mahnitshëm. Arkeologët kanë zbuluar në Libi statuja, mozaikë apo edhe elementë të tjerë në një vilë të vjetër në Ptolemais në Libi. Vila është 1700 vjeçare dhe i përket periudhë romake që manifeston një luks dhe mirëqenie marramendëse. 600m2, vila daton në shekullin III e.s në një qytete që nisi të ndërtohej në kohën e grekëve, në shekullin IV p.e.s. Mozaikët, një prej tyre, paraqesin Dionisin duke fjetur dhe Ariadnën, vajzën e Mbretit Minos, që sipas legjendës u bë gruaja e tij.