Blloku Alternative
Bashkimi Sovjetik "kundër" vodkës
Alkooli është një pije e dëmshme për shëndetin. Këtë e dëgjojmë përherë, por nuk ndodh përherë që shteti të angazhohet në fushatë kundër këtij vesi. Edhe në Shqipërinë e kohës së atij që sot quhet komunizëm, propaganda edukative në këtë drejtim, ndalonte në këshilla për “të prekurit”, në ndëshkime, apo në kritika të hapyra që binin ndesh me atë që quhej morali komunist.
Një vështrim i shkurtër mbi banditizmin e shekullit të 19 në Greqi
Një nga problemet kryesore të shtetit të sapoformuar grek pas revolucionit të vitit 1821, ishin grabitjet. Aktiviteti i kusarëve filloi që në kohën e Kapodistrias dhe mori përmasa të mëdha vitet e ardhshme, duke arritur në pikën sa t’i krijonte Greqisë, probleme në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera.
Chaupadi, praktika e izolimit të femrave gjatë ciklit menstrual
Në Nepak cikli menstrual shikohet si burim ftakeqësish, papastërtie dhe sëmundjesh. Për këtë arsye femrat e moshës 35-45 vjeç përjashtohen nga komuniteti një javë në muaj. Ato dalin jashtë fshatrave, shtëpive, për të qëndruar në pyll apo diku tjetër, ku shpesh ndodhin fatkeqësi për shkak të natyrës, kafshëve të ndryshme etj.. Kjo paraktikë izolimi hinduike quhet Chaupadi dhe në Nepal Gjykata e Lartë e ka shpallur ilegale në vitin 2005. Por nga një vendim në praktikë ka shumë ndryshim dhe femrat në Nepal duhet të mësohen të durojnë këtë keqtrajtim.
Charlie Hebdot? Karikaturat sovjetike ishin më goditëse
“Bezbozhnik” – Ateisti. Kështu quhej gazeta sovjetike që publikonte karikaturime të tilla për fenë dhe profetët e saj. Bashkimi Sovjetik adoptoi ateizmin, por ky ateizëm nuk ka gjë të përbashkët me pastrimin që ndodhi në Shqipëi, për shkak të madhësisë së ndryshme të të dyja vendeve, por edhe për shkak të traditës së madhe dhe të ngulitur fetare të rusëve dhe popullsive të tjera në atë vend të madh.
Europa në vendin e parë për faqet pornografike të fëmijëve
Europa ka zëvendësuar Amerikën e Veriut për krijimin dhe aksesin në faqet e pornografisë së fëmijëve me 60% të shikueshmërisë së përgjithshme, sipas një raporti të publikuar nga Observatori Britanik i Internetit (Internet Watch Foundation). Sipas raportit, 60% e URL-ve me pornografinë e fëmijëve janë identifikuar në Evropë duke përfshirë Rusinë dhe Turqinë, me një rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2015. Amerika e Veriut kaloi e dyta me 37% nga 57% që ishte në vitin 2015.
Zbulohet piramida 3700 vjeçare në Egjipt (foto, video)
Arkeologët zbuluan një piramidë të vjetër 3.700 vjeçare në afërsi të Kajros. Departamenti i Antikiteteve të Egjiptit njoftoi se rrënojat e piramidës së vogla që i përkasin periudhës së dinastisë 13 (në vitet 1802-1640 pes), gjenden në nekropolin e Dahshur, në jug të kryeqytetit egjiptian. Arkeologët kanë zbuluar një korridor që të çon në brendësi të piramidës dhe hyrjen e një dhome.
Të vizatosh një qytet vetëm përmes memories(foto, video)
Ky është rasti i artistit britanik Stephen Wiltshire i cili arrin të realizojë skica të detajuara të një qyteti vetëm pas një soditjeje të shkurtër. Autik që në moshë 3 vjeçare, artisti në fjalë ka një aftësi për memorie vizive të pazakontë. Të cilën e dëshmon me punët e tij.
Në geton e Lodz 1940 -1944
Fotografitë e mëposhtme janë realizuar nga Henryk Ross, i mbijetuar i getos së Lodz në Poloni. Ai fotografoi fshehurazi pjesë të realitetit në geto, në të cilën mbijetuan vetëm 877 hebrej nga 200 mijë që hynë. Ross i fshehu 6000 negativët dhe i përpunoi pas lufte për të përcjellë vetëm disa çaste nga një histori që nuk pushon së rrëfyeri nivelin e krimit që ka ndodhur mbi tokën europiane. Pamjet japin edhe momente gëzimi në një klimë terrori.
Arkivat ruse/Pamje të rralla të John McCain i kapur rob në Vietnam
Në Moskë është hapur një ekspozitë me foto të marra gjatë Luftës së Vietnamit ku siç raporton agjencia shtetërore “Sputnik” disa foto shfaqen për herë të parë. Ekspozita drejtohet nga kreu i Organizatës së Veteranëve Rusë të Vietnamit, Nikolai Kolesnik, i cili ishte pjesë e grupit të parë të oficerëve sovjetikë që u dërguan në ndihmë të ushtrisë vietnameze. Fotot vijnë nga arkivat e oficerëve rusë dhe paraqesin ndër të tjera edhe pilotë amerikanë të kapur rob.
René Maltête, humori si art në fotografi
René Maltête, fotograf francez, dinte të ruante humorin dhe ta provokonte atë përmes fotove të tij. Duke kapur momente në rrugë, ai sjell disa pranëvënie të të "kundërtave", veprime spontane që të "ngrira" në foto japin idenë e paradokseve befasuese. Nëse sheh fotot kupton që kjo kërkon talent.