Blloku Alternative

Portretet 2 000-vjeçare me pigment artificiale

Postuar në 06 Qershor, 2017 13:24

Një grup portretesh 2,000-vjeçare janë zbuluar se janë pikturuar duke përdorur një paletë të sofistikuar dhe pigmente, shumë prej të cilave janë importuar nga Spanja dhe Greqia. Druri me të cilin janë pikturuar gjithashtu vjen nga Evropa Qendrore. Zbulimi habiti sepse bëhet fjalë për pigmentin e parë të prodhuar artificialisht që shpesh përdoret si shtresa përfundimtare e bojës. Portretet e gjetura në Tebtunis të Egjiptit konsiderohen si disa prej pikturave më të mira të ruajtura nga periudha romake dhe janë ndër koleksionet më të rëndësishme në botë.

Myamand, fshati i shpellave (video)

Postuar në 06 Qershor, 2017 11:30

Maymand është një fshat i lashtë në Iran, 900 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran. Mbresëlënëse janë shpellat e shumta në shkëmbinj, të cilat janë banuar 10.000 vjet më parë. 
Rreth 150 banorët kanë zgjedhur të jetojnë përgjithmonë në shkëmbinj. 400 shpellat e gërmuara ngënjerëzit janë thuajse të paprekura dhe mjaft të rehatshme. Disa kanë deri në shtatë dhoma, dy metra të larta.

Vendet nordike mund të bëhen "hambari i ardhshëm" i ushqimit

Postuar në 05 Qershor, 2017 17:48

Planktone, alga deti dhe insekte të ngrënshme ishin në menunë e kryeministrave të Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë në takimin e 30 majit në Austevoll, në jugperëndim të qytetit të Bergenit në Norvegji.
Ata ndërmorën  një iniciativë të quajtur Zgjidhja Nordike ndaj Sfidave Globale, e cila synon të arrijë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030.
Bujqësia është një kontribues i madh në ndryshimet klimatike, por deri më tani, vëmendja ka qenë kryesisht në kufizimin e emetimeve të karbonit nga industria dhe transporti.

Greqia e vitit 1920 në 20 foto me ngjyra të National Geographic

Postuar në 02 Qershor, 2017 09:45

Fotografi dhe korrespondenti i National Geographic, Maynard Owen Williams udhëtoi në Greqi në vitin 1919 pasi kishte kaluar në Azi dhe Rusi duke fotografuar një realitet ekzotik të fshtarave grek. 23 fotografi me ngjyra nga ky pelegrinazh tregojnë jetën baritore të fshatarëve të kohës brenda një kornize të traditës si në veshje ashtu dhe në ndarjen e punëve mes grave dhe burrave.

 

Iran, zbulohet qytetërimi i lashtë nga shenjat e një guri vullkanik

Postuar në 31 Maj, 2017 18:32

Zbulimi i një arti misterioz në disa shkëmbinj në veriun e largët të Iranit ka intriguar arkeologët. Simbolet e çuditshme të gdhendura në epokën e shkëmbinjve vullkanikë në majën e një mali, duken veçanërisht të çuditshëm.

Fluturim mbi Marsin e vërtetë – në planetin e shkretuar

Postuar në 31 Maj, 2017 11:34

Regjizori finalndez Jan Fröjdman ka realizuar një material video përmes fotove të marra në planetin e kuq nga High Resolution Imaging Science Experiment – kamera e vendosur në sondën Mars Reconnaissance Orbiter. 50 mijë fotot e marra prej sa japin një pamje si kurrë më parë të Marsit, ndërkohë që regjizori ka arritur të bëjë një punë shumë interesante me to në formën e një videoje të titulluar: Një fluturim fiktiv mbi Marsin e Vërtetë. Shkretim madhështor në një planet që ka ngacmuar përherë kureshtjen njerëzore por që duket jo miqësor për njeriun.

Prejardhja e romëve dhe kalimi nga India në Mesdhe

Postuar në 27 Maj, 2017 17:55

Në të kaluarën ka patur shumë  teori mbi origjinën e romëve. Grupet e para arritën në Evropën Qendrore dhe Perëndimore në shekullin e 15 dhe 16 dhe u quajtën "Ciganë" dhe "Saraçenë". Në të njëjtën kohë filluan të qarkullojnë teori të çuditshme mbi origjinën e tyre. U konsideruan pasardhës të Noes dhe birit të Kamit, apo priftërinjve dhe perëndeshës egjiptiane Isidës.  Fakti që romët nuk kanë qenë asnjëherë një komb i lidhur me traditën e shkrimit e ka thelluar edhe më shumë këtë mister.

"Afresket" befasuese të Jupiterit

Postuar në 26 Maj, 2017 09:54

Sonda Juno që orbiton ka realizuar disa foto dhe kryer vëzhgime që kanë befasuar shkencëtarët. "Afresket" e sjella këtu janë re në një planet shumë dinamik, me bërthamë ndryshe nga sa mendohej, e përbërë nga metale të rënda dhe në shkrirje drejt hidrogjenit metalik të lëngshëm.

Aftësitë mbinjerëzore të popullsisë Sherpa të Himalajeve

Postuar në 24 Maj, 2017 20:57

Sherpat e Himalajeve kanë evoluar gradualisht si popullsi, pasi trupi i tyre ka fituar aftësinë për të prodhuar energji me mënyrë jashtëzakonisht efikase edhe në se oksigjeni është minimal, si në malin e Everestit. Ky është konkluzioni i një studimi shkencor britanik që ka dëshifruar për herë të parë sekretet biologjike të popullsisë malore të Sherpas, që jeton kryesisht në Nepal dhe Sikkim të Indisë.

10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë

Postuar në 17 Maj, 2017 09:27

Instituti Ndërkombëtar për Paqen  ka renditur 10 vendet me shpenzimet më të mëdha ushtarake në mbarë botën për vitin 2016. Lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara që në vitin 2016 shpenzuan 611 miliardë USD. Më pas vjen Kina me 215 miliardë dollarë dhe Rusia me 69.2 miliardë dollarë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative