Blloku Alternative
Zhvarrosja e Salvador Dali, pse mjekët janë kundër
Gjeniu surrealist, Salvador Dali vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik edhe pas vdekjes njësoj si në jetën e gjallë kur me megalomani besonte se ishte i pavdekshëm. Tridhjetë vjet pas largimit në jetën tjetër, trupi i tij do të zhvarroset për t’u krahasuar me materialin gjenetik të Pilar Abelit, e cila pretendon se është vajza e tij.
India mund të bëhet shoqëria e parë dixhitale pa para “cash” në qarkullim
Lajmi i 12 muajve të fundit nga India ka qenë vendimi i kryeministrit Modi për të ndaluar 85% të valutës në qarkullim. Megjithatë ka ndodhur diçka më e madhe. Quhet India Stack ose themelimi i një sistemi të ri financiar. Para vitit 2009, gjysma e të gjithë indianëve nuk kishin ndonjë formë identifikimi, madje as një çertifikatë lindjeje.Pa një formë të identifikimit, qytetarët nuk mund të përdorbin shërbime si bankat, sigurimet, apo edhe të merrin një patentë shoferi. Si të tilla, shumë mundësi si fillimi i një biznesi nuk ishin në dispozicion të tyre.
Albinot - Bukuri Porcelani
Julia Taits, fotografe nga Izraeli, e quan projektin e saj Bukuri Porcelani. Mënyra më e mirë për të përshkruar Albinot. Ja disa foto të saj.
http://www.boredpanda.com/i-continue-to-discover-the-beauty-of-albinism-...
Monstrat njerëzore të Fortunio Licetit
Punimet grafike të paraqitura më poshtë janë të Fortunio Liceti (1577-1657), filozof, doktor dhe shkencëtar italian. Ato janë ilustrime të librit të tij: “Mbi shkaqet e monstrave, natyrës dhe ndryshimeve” që merret me dokumentimin e deformimeve të ndryshme. Më saktë, me atë që duket si jo normale. Në imazhe shihet riprodhimi i disa anomalive, paraqitur me tonalitet grafik pezhorativ, por edhe ato që duken më shumë si fantazi sesa ekzemplarë të vërtetë.
Dehli, ndoshta duhet shpikur një fjalë tjetër përveç Ndotjes
Pesë ditë duke ecur në rrugët e Dehlit në Indi dhe rezultati janë këto foto ku shihet ndotja ekstreme. Ajri dhe uji i pistë, janë pjesë e jetës në këtë zonë qendrore në Indi, një vend që sot garon edhe në hapësirë, por që në tokë ka probleme të jashtëzakonshme. Fotografitë janë realizuar për National Geographic nga Matthieu Paley dhe ato japin një copëz nga ajo se çfarë mund të bëjë njeriu në tokë, dhe se me çfarë kushtesh mund të pajtohet ai të jetojë.
Mizoria ndaj qenve dhe maceve në Korenë e Jugut
Koreja e Jugut është vendi i vetëm në botë i njohur për konsumin e mishit të qenve. Mijëra fermerë mbarështojnë rreth 2.5 milion qen çdo vit, duke i mbyllur në kafaze të vogla. Fati i tyre është therja brutale në një nga tregjet e vendit ose thertoret.Shumica e njerëzve në Korenë e Jugut nuk hanë rregullisht mish qeni. Një pjesë e madhe e opinionit publik po pajtohet me idenë se qentë janë miq të njerëzve dhe se kanë nevojë për mbrojtje nga mizoria.
Qytete dhe skulptura..."të çuditshme"
Magjia e Etiopisë
Etiopia pa diskutim që është një vend i veçantë. Jo vetëm për historinë e vet dhe religjionin, por edhe për peiazahin dhe natyrën. Zakonet dhe traditat janë një pasuri e paçmuar e një vendi që ka 100 milionë banorë, të gjitha të sjella për revistën ”The Atlantic” nga fotografi Carl Court. Etiopia bën pjesë te 10 vendet më të preferuara turistike në botë diçka që e meriton qoftë edhe duke parë foto të mrekullueshme si këto.
A mbijeton ndërgjegjja pas vdekjes? Një transplant koke mund të japë përgjigje për këtë
Në fund të këtij viti është parashikuar transplanti i parë i kokës në një individ njerëzor. Kirurgu që e ka marrë përsipër një gjë të tillë është italiani Sergio Canavero sipas të cilit kritikat etike nuk e dekurajojnë. Ai thotë se janë me mijëra kirurgët që e kanë kontaktuar nga e gjithë bota qëkurse ai nisi projektin Parajsa.
“Gjithçka më duhet është një spital me 20 kirurgë, që janë më pak nga sa mendoja se më duheshin më parë”, shprehet ai në një intervistë për agjencinë ruse “Sputnik”.
Jeta poshtë akujve
Fotografitë e mëposhtme janë realizuar nga fotografi i National Geographic, Laurent Ballesta. ato dëshmojnë jetën e pasur nën akullin e Antarktidës, poshtë të cilit Ballesta është zhytur deri në 70 m.
http://www.nationalgeographic.com/photography/proof/2017/06/under-antarc...