Blloku Alternative
Jeruzalemi i heshtur i shekullit të 19-të
Thomas Sutton, student, ka realizuar këto foto të Jeruzalemit në shekullin e 19-të. Fotoja e parë është shkrepur në vitin 1880. Fotot e tij bashkë me ato të tjerëve janë pjesë e dy albumeve që dokumentojnë pamjet e Jeruzalemit të asaj kohe; i qetë, pak urbanizim, monumental gjithësesi, i varfër.
http://www.haaretz.com/israel-news/national-library/1.810989
Rikthimi në jetë i Aralit
Deti Aral po ringjallet. “Wired” shkrunte para disa kohësh për kthimin e jetës në atë që dikur ishte liqeni i katërt më i madh në botë, 26 mijë km2, i cili u dënua me vdekje nga sovjetikët pas devijimit të rrjedhës së lumenjve Amu Darya dhe Syr Darya për qëllime bujqësore. Aral ndodhet në kufijtë e Kazakistanit dhe Uzbekistanit dhe dëmi ndaj tij konsiderohet si një katastrofë mjedisore e përmasave të mëdha. Në vitin niveli ra me rreth 25 m çka detyroi Bankën Botërore të financojë ndërtimin e një dige tetë milje.
Google po humbet aleatët në të gjithë spektrin politik
Timothy Lee në një artikull për arstechnica.com shkruan se tetë vjet më parë, Google ishte në krye të botës për nga fuqia teknologjike dhe ndikimi në politikë. Njerëzit në gjithë spektrin politik e panë gjigantin e kërkimit si një simbol të inovacionit dhe teknologjisë së lartë. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008, kandidatë të ndryshëm si Ron Paul, John Mçain dhe Barack Obama kishin vizituar të gjithë selinë e Google Mountain Vieë për të rritur reputacionin e tyre.
Punët e para të Kubrick
Ky është një set fotografik realizuar nga Stanley Kubrick në vitet 1945-1950 gjatë kohës kur punonte në New York për revistën “Look”. Vetëm 17 vjeçar, Kubrick është në hapat e para por ai krijon një farë emri që do t’i hapte rrugën drejt kinemasë ku edhe shkëlqeu si rrallëkush.
“Mendoj se duke regjistruar veprimet spontane, është një përdorim estetikisht më i vlefshëm dhe shprehës i fotografisë sesa pozimi i kujdesshëm”, shprehej regjizori. Diçka që vihet re në çastet fotgrafike të këtij seti.
Papa: Kam frekuentuar gjashtë muaj psikologun
Përfaqëson Zotin në Tokë për të krishterët por në moshën 42 vjeçare i është drejtuar psikanalistit. Papa Françesku ka zbuluar në një bisedë me sociologun Dominique Wolton, përvojën e tij si pacient.
Gjatë kësaj periudhe, Bergoglio sqaron se ka frekuentuar një mjeke psikanaliste me origjinë hebreje për të sqaruar disa gjëra. Kjo ka ndodhur në vitet 1978 - 1979.
"Kur ishte duke vdekur më thirri. Jo për lutjet dhe shërbesat, meqenëse ishte hebreje, por për një dialog spiritual. Ishte një person shumë i mirë”, shprehet Papa.
Vendim gjykate/Taj Mahal, tempull mysliman, jo hindu
Një gjykatë në Indi ka vendosur se Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur. Gjykata ka zgjidhur një debat mes myslimanëve dhe hinduistëve për origjinën e tempullit. Shërbimi arkeologjik indian që mbron monumentet me rëndësi kombëtare ka dhënë pikëpamjen e tij në përgjigje të një peticioni të nënshkruar nga nga 6 avokatë që deklaronin se tempulli që ndodhet në qytetin e Agras në origjinë quhej Tejo Mahalava dhe i dedikohej perëndisë hindu, Shiva.
Teodorakis: Adolf Hitleri, figurë e dashur për Europën raciste
Kompozitori i njohur grek Mikis Teodorakis, një nga figurat e njohura të rezistencën antifashiste është përfshirë në debatin që provokoi vendimi i autoriteteve të Bashkmit Europian për të caktuar një Ditë Përkujtimore të viktimave të nazizmit dhe komunizmit.
Në një letër drejtuar gazetës greke " Ta Nea", Teodorakis e quan të papranushëm përpjekjen për të vënë një shenjë barazimi mes dy ideologjive dhe çfarë ato përfaqësuar në Luftën e Dytë Botërore. Teodorakis flet për një amerikanokraci që ka imponuar memorandume, duke çuar Greqinë në buzë të katastrofës.
Zbulohen 150 letra - korrespondencë të Alan Turing: "E urrej Amerikën"
Në universitetin e Manchester janë zbuluar së fundmi 150 letra korrespondence të matematikanit të njohur, dekriptuesit Alan Turing.
Shumë pak gjëra për jetën e vështirë personale të Turing dhe materiale interesante për mendimet e tij për ShBA, çështje të kërkimeve të tij; këto janë në përgjiithësi ajo çfarë veçohet prej koleksionit.
"Le Point”: Macron ka shpenzuar 26 mijë euro vetëm për makiazh
Dhimbje koke ka shkaktuar në Elize publikimi i revistës "Le Point", sipas të cilës Presidenti francez Emmanuel Macron sapo ka dhënë ... 26,000 euro për grimin e fytyrës. "Emmanuel Makron duket shumë i lidhur me grimieren e tij. Ai i ka kërkuar ta ndjekë edhe në Elise dhe të jetë grimierja e tij personale. Por, në mënyrë që fytyra e Macron të jetë e bukur në çdo rrethanë, ju duhet të vendosni dorën thellë në xhepin tuaj.
Skandali i “Dieselgate”, dënohet inxhinieri gjerman
James Liang, një ish-inxhinier i Volksëagen u dënua nga gjykata e Detroitit me 40 muaj burg dhe një gjobë prej 200.000 dollarësh për rolin e luajtur në skandalin "dieselgate". Pas dhënies së dënimit, James Liang mund të deportohet në Gjermani. Inxhinieri 63 vjeçar kishte pranuar fajësinë për akuzën e mashtrimit. Ai bashkëpunoi me autoritetet amerikane për hetimin e rastit në lidhje me emitimin e më shumë ndotje sesa pareashikon legjislacioni i SHBA për makinat me naftë.