Blloku Alternative
100 vjet nga revolucioni Bolshevik i Tetorit (Foto)
U mbushën 100 vjet nga Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, një ngjarje me rëndësi universale dhe diakronike. "Revolucioni proletar për të cilin bolshevikët kanë folur vazhdimisht u krye. Rroftë revolucioni socialist në botë!". Me këto fjalë, Lenini shpalli nisjen e një rruge të re për historinë e njerëzimit, epokën e revolucioneve proletare. Mbledhja e jashtëzakonshme u mbajt nga 25 tetor deri më 7 nëntor 1917 në Petrograd.
“Jo” martesës me përdhunuesin. Historia e Franca Violas që theu kodin siçilian
1966, Siçili. Franca Viola, një femër e re përdhunohet. Tradita e kërkon që ajo të martojë përdhunuesin, por Viola refuzon duke deklaruar se ajo do martohet me atë që dashuron. Ajo lindi në Alcamo në një familje fermerësh. Në vitin 1963 nisi të frekuentohej me Filippo Melodia, një person me lidhje mafioze lokale, të cilin në fund e refuzoi. Melodia atëherë zgjodhi dhunën me idenë se tradita ishte me të dhe një ditë hyri me forcë në shtëpinë e saj bashkë me 15 të tjerë duke e dhunuar. Nëse të dy do të martoheshin atëherë nderi I vazjës vihej në vend dhe mashkulli quhej i falur.
Frojdi, i fiksuar pas seksit dhe i varur nga kokaina
Zberthimin e plotë të "babait" të psikoanalizës së Sigmund Frojd ka tentuar studiuesi amerikan, Frederick Krous në librin e tij, "Frojd: Krijimi i një iluzioni".
Krous, në librin e tij me 746 faqe e portretizon me detaje Frojdin si një "tregtar emocionesh". Frojdi ka pranuar se shumica e klientëve të tij kanë qenë në trajtim dhe se ai i shikonte ata si mostra laboratorike.
79 vjet pas radiobllofit se marsianët pushtuan tokën (Video)
Më 30 tetor 1938, Orson Welles nuk ka e pati të vështirë të bindë amerikanët nga radioja se planeti Tokë u sulmua nga marsianët.
Ishte epoka e artë e radios kur ky medium ishte burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit për miliona amerikanë.
Regjisori dhe aktori amerikan ishte 23 vjeç kur iu kërkua të mbulonte radiodramatizimin e romanit "Lufta e botëve" të shkrimtarit anglez, Herbert George, një nga veprat më të hershme letrare që përshkruan në detaje një konflikt të njeriut me jashtëtokësorët.
600 mijë në lëvizje
600 mijë refugjatë kanë lënë Birmaninë për të hyrë në Bangladesh në arrati nga dhuna e ushtrisë birmaneze. 600 mijë që nga fundi i muajit gusht duke e kthyer zonën e Rohingya në kampin më të madh për refugjatë në të gjithë botën. Situata është përkufizuar nga OKB-ja si kriza akuale e refugjatëve me intensitetin më të lartë.
Tre studentët që zbuluan “Dieselgate”
Skandali i emetimeve të naftës që i kushtoi Volkswagen 25 miliard euro u zbulua nga një treshe e studentëve të universitetit Virxhinias Perëndimore.
Arvind Thiruvengadam dhe Hemanth Kappanna janë nga India, ndërsa Marc Besch është nga Zvicra. Bashkangjitur me Universitetin e West Virginia është një institut për hulumtimin e emetimeve, ndoshta jo fusha e studimit ku një 30 vjeçar mund të aspirojë për një karrierë në inxhinierinë automatike.
"Atlasi i Kuq", Wikipedia e Luftës së Ftohtë
Bashkimi Sovjetik ka realizuar sipërmarrjen hartografike më të madhe në historinë e njerëzimit. Fakti del në dritë nga një kërkim i një të apasionuari pas hartave, John Davies dhe Alexander Kent, gjeograf në Universitetin e Canterbury, të cilët kanë publikuar një libër me titullin: “Atlasi i kuq”. Librit i kushtohet vëmendje edhe nga National Geographic, që sjell edhe disa foto nga realizimet e kartografëve sovjetikë që përfshijnë në harta hollësi thuajse të paimagjinueshme për rrjetin urban, rrugor deh gjeografik.
Rasti Grigulevich/Atentator, sabotator, ambasador i një vendi të huaj, akademik dhe drejtues reviste
Si mundet që i njëjti njeri të jetë gjatë jetës së tij, një operativ që përgatit atentate, një sabotator, ambassador dhe në fund akademik me autorësinë e mbi 30 librave? E vështitë t’i gjesh përgjigjen këtij rebusi, por e sigurtë është se këtë karrierë mund ta arrish duke qenë shumë inteligjent dhe një spiun e shërbimit sovjetik të Stalinit.
Personi që ka kryer të gjitha këto punë quhet Josif Grigulevich, i cili ka kaluar në jetën e tij që u mbyll qetësisht në vitin 1988 në të gjitha etapat një aventure thuajse unike.
Elizabeth Friedman, gruaja që theu kodin Enigma, por u mënjanua nga J. Edgar Hoover
Elizebeth Friedman nuk është një emër i njohur. Por ajo ka një histori mahnitëse amerikane. Njëqind vjet më parë, kur ishte në të njëzetat e saj të hershme u bë një lexueset më të specializuara të mesazheve sekrete pa i ditur kodet. Nuk ishte matematikane, por ja doli të ishte gjeni në zgjidhjen e këtyre kodeve shumë të vështira që ndryshuan shekullin e 20-të. Ajo kapi gangsterë dhe kreë të grupeve të organizuara kriminale si dhe gjurmoi shumë spiunë nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndoshta zbulohet se nga e morën modelin e vanitetit "artistët" e pas '90-ës
Kemi parë të gjithë se spektakli i “artistëve” të skenës shqiptare të pas ’90-ës, bashkon dy aspekte: artin si produkt(varet si e sheh secili do thoshte një alibi tipike e këtyre kohëve) me performimin. Sigurisht që kjo e dyta ka anën dramatike, kur sheh sesa mund dhe energji harxhojnë artistët për t’u zhveshur apo dukur siç duhet. Të veçantë, të menduar, në qendër të çdo gjëje, një vanitet që lufton komplekset dhe tradhëton modelin e vetëm që qarkullon në dejet e këtij arti e që është: Arti jam unë, më shih në televizor.