Rasti Grigulevich/Atentator, sabotator, ambasador i një vendi të huaj, akademik dhe drejtues reviste
Si mundet që i njëjti njeri të jetë gjatë jetës së tij, një operativ që përgatit atentate, një sabotator, ambassador dhe në fund akademik me autorësinë e mbi 30 librave? E vështitë t’i gjesh përgjigjen këtij rebusi, por e sigurtë është se këtë karrierë mund ta arrish duke qenë shumë inteligjent dhe një spiun e shërbimit sovjetik të Stalinit.
Personi që ka kryer të gjitha këto punë quhet Josif Grigulevich, i cili ka kaluar në jetën e tij që u mbyll qetësisht në vitin 1988 në të gjitha etapat një aventure thuajse unike.
Në një shkrim që i kushtohet jetës së këtij agjenti, “rbth.com” shkruan se Grigulevich bëri emër dhe fitoi simpatinë e diplomacisë me një fjalim në OKB, në vitin 1951 kur ai nën identitetin e Teodoro B. Castro dhe cilësinë e Këshilltarit në delegacionin e Kosta Rikës, do të kritikonte politikën e Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyrjen e tij në çështjet e brendshme të Amerikës Qendrore. E pabesueshmja vazhdon kur pas këtij fjalimi, Prokurori sovjetik, aosokohe ministër i Jashtëm, Andery Vishinsky, e quajti Castron, “një qen roje i imperializmit”. Me siguri, Vishinsky, ustai i proceseve të montuara të viteve ’30, nuk dinte asgjë për ustain tjetër që kishte përballë.
Grigulevich u lind në Lituani në vitin 1913 në një familje të minoritetit karait – të afërt me hebrejtë. Anëtar i Partisë Komuniste Polake që në moshën 17 vjeçare, ai studio në Sorbone në Francë dhe mandej u zhvendos në Argjentinë. Në vitin 1936 i paqeti Grigulevich iu bashkua republikanëve që luftonin në Luftën Civile në Spanjë. Sipas medias ruse që shkruan për të, në Spanjë ndodhi edhe rekrutimi nga shërbimi sovjetik. Sipas vajzës së tij, Nadezhda, pas Spanjës ai shkoi në Meksikë, pjesë e një grupi të dytë agjentësh që u angazhuan nga shërbimi sovjetik për të vrarë Leon Trotsky. Siç duket grupi tjetër, që punonte në mënyrë të pavarur, ku bënte pjesë edhe Ramon Mercader, rezultoi i suksesshëm.
Grigulevich u angazhua në luftë kundër nazistëve, të cilët ndihmoheshin nga Argjentina. Mendohet se grupi i organizuar prej tij, i përbërë nga 200 persona, plaçkiti rreth 150 anije që niseshin drejt Gjermanisë.
Grigulevich kishte avantazhin e të qenit poliglot. Ai fliste lirshëm 10 gjuhë të huaja duke nisur që nga lituanishtja, polonishtja e deri te frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht. I aftë për t’u përzier me amerikanolatinët të cilëve u ngjante fizikisht, miqësor dhe lehtësisht i besueshëm. Këto cilësi e çuan deri në rrethin e miqve t ëish-presidentit Jose Figueres dhe pasi ndihmoi Kosta Rikën të lidhej ekonomikisht me Italinë, ai u emërua ambassador në Romë. Më vonë në Vatikan dhe më tutje edhe në Jugosllavi në vitin 1952. Thuhet se afërsisht 200 qytetarë të huaj u rekrutuan prej tij, pa folur për aksesin në informacion të nivelit të parë.
Fundi i kësaj karriere për Grigulevich erdhi me vdekjen e Stalinit. Agjentët e shërbimit të tij nuk konsideroheshin të besueshëm dhe ai u thirr në Moskë në vitin 1953. Duket se personi në fjalë e merrte jetën si t’i vinte. Në Rusi ai nisi karrierën akademike ku pati sukses me botimin e 30 librave për Amerikën Latine dhe historinë e Kristianizmit. Madje ai u caktua edhe si kryeredaktor i revistës “Shkencat sociale në Bashkimin Sovjetik”. I rrethuar mesa duket nga njerëz që nuk dinin asgjë për jetën e tij, e cila i ngjan një trillimi kinematografik përpara se të besohet si reale.
https://www.rbth.com/history/326351-soviet-spy-became-ambassador
Add new comment