akademiku

Ndahet nga jeta akademiku i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Postuar në 24 Maj, 2018 11:00

Akademiku i njohur, autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta. 
Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.
Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës

Rasti Grigulevich/Atentator, sabotator, ambasador i një vendi të huaj, akademik dhe drejtues reviste

Postuar në 09 Tetor, 2017 22:28

Si mundet që i njëjti njeri të jetë gjatë jetës së tij, një operativ që përgatit atentate, një sabotator, ambassador dhe në fund akademik me autorësinë e mbi 30 librave? E vështitë t’i gjesh përgjigjen këtij rebusi, por e sigurtë është se këtë karrierë mund ta arrish duke qenë shumë inteligjent dhe një spiun e shërbimit sovjetik të Stalinit.

Personi që ka kryer të gjitha këto punë quhet Josif Grigulevich, i cili ka kaluar në jetën e tij që u mbyll qetësisht në vitin 1988 në të gjitha etapat një aventure thuajse unike.

Ndahet nga jeta Alfred Uçi

Postuar në 26 Tetor, 2016 12:36

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Alfred Uçi, akademik, studiies i estetikës dhe ish – ministër i Kulturës.
Ai ka qenë profesor në universitetin e Tiranës ku jepte lëndën e filozofisë dhe të estetikës.
Uçi lindi në Korçë më 15 dhjetor 1930. Ai u shkollua në universitetin“Lomonosov” të Moskës (1954). Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.

Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:42

Është ndarë jeta më 31 janar 2016 akademiku Kristo Frashëri. Ai lindi në vitin 1920 dhe është me origjinë nga Frashëri i Përmetit. U përfshi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas saj pati një aktivitet të gjatë akademik në lëmin e historisë. Frashëri iu drejtua disa periudhave, që nga Mesjeta shqiptare e deri te kohët moderne. Ai ka disa monografi,  si ajo për Skënderbun, për krijimin e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, apo edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Frashëri ka qenë prezent edhe përmes polemikave në shtypin shqiptar për çështje të aktualitetit.

Lamtumirë Jorgo Bulo!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 17:15

Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të mikut tim të shtrenjtë dhe studiuesit të shquar të letërsisë shqipe, Akademik Jorgo Bulos.

Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo

Postuar në 26 Nëntor, 2015 16:19

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare akademiku Jorgo Bulo. Ai ka qenë në Përmet për aktivitetin “Ditët Naimiane” ku edhe është dërguar në spital pasi nuk është ndjerë mirë. Bulo lindi më 27 prill të vitit 1939 në Sheper të Gjirokastrës.  Ai njihej si filolog  dhe historian i letërsisë. Fusha kryesore e kërkimit të tij ishte letërsia e Rilindjes Kombëtare si dhe çështje të tipologjisë së zhanreve letrare. Me propozim të nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje. 

Subscribe to RSS - akademiku