Vendim gjykate/Taj Mahal, tempull mysliman, jo hindu
Një gjykatë në Indi ka vendosur se Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur. Gjykata ka zgjidhur një debat mes myslimanëve dhe hinduistëve për origjinën e tempullit. Shërbimi arkeologjik indian që mbron monumentet me rëndësi kombëtare ka dhënë pikëpamjen e tij në përgjigje të një peticioni të nënshkruar nga nga 6 avokatë që deklaronin se tempulli që ndodhet në qytetin e Agras në origjinë quhej Tejo Mahalava dhe i dedikohej perëndisë hindu, Shiva. Po kështu përmes peticionit kërkohej që hindutë të lejoheshin të shprehnin besimin e tyre në të, pasi që nga shekulli i 17-të, aty lejohen për shërbime fetare vetëm besimtarë myslimanë.
https://www.theguardian.com/world/2017/aug/30/taj-mahal-muslim-tomb-not-...
Add new comment