tempulli
Egjipt, del në dritë një nga katër tempujt e humbur të diellit
Arkeologët që punojnë në shkretëtirën egjiptiane kanë bërë një nga zbulimet më të rëndësishme të 50 viteve të fundit: një nga katër tempujt e humbur të diellit.
Mendohet se gjashtë tempuj dielli u ngritën nga faraonët e dinastisë së pestë për të plotësuar piramidat e tyre.
Piramidat e mëdha u ndërtuan nga faraonët si vende ku të pushonin dhe për t'u siguruar se do të ishin zotër edhe në botën e përtejme.
Tempujt e diellit, megjithatë, e çuan dëshirën e hyjnizimit një hap më tej dhe kishin për qëllim ta bënin faraonin perëndi sa ishte ende gjallë.
Egjipt, zbulohet tempulli 4000-vjeçar i mbretëreshës Near (VIDEO)
Një grup arkeologësh egjiptianë zbuluan një tempull funeral, që daton mbi 4 000 vjet më parë dhe i përkiste mbretëreshës Near, gruas së mbretit Teti. Tempulli është pjesë e nekropolit të Saqqara-s, në Giza. Gërmimi atje vijon që prej vitit 2007. Arkeologët gjetën atje arkivole me mumje, statuja, lodra, anije druri dhe maska funerale si edhe një papirus të gjatë pesë metra (oborr) që përshkruan kapitullin XVII të librit të të vdekurve.
Vendim gjykate/Taj Mahal, tempull mysliman, jo hindu
Një gjykatë në Indi ka vendosur se Taj Mahal është një mauzoleum mysliman i ndërtuar nga perandori Mughal për të nderuar gruan e tij të vdekur. Gjykata ka zgjidhur një debat mes myslimanëve dhe hinduistëve për origjinën e tempullit. Shërbimi arkeologjik indian që mbron monumentet me rëndësi kombëtare ka dhënë pikëpamjen e tij në përgjigje të një peticioni të nënshkruar nga nga 6 avokatë që deklaronin se tempulli që ndodhet në qytetin e Agras në origjinë quhej Tejo Mahalava dhe i dedikohej perëndisë hindu, Shiva.