Google po humbet aleatët në të gjithë spektrin politik

Postuar në 03 Shtator, 2017 18:59

Timothy Lee në një artikull për arstechnica.com shkruan se tetë vjet më parë, Google ishte në krye të botës për nga fuqia teknologjike dhe ndikimi në politikë. Njerëzit në gjithë spektrin politik e panë gjigantin e kërkimit si një simbol të inovacionit dhe teknologjisë së lartë. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008, kandidatë  të ndryshëm si Ron Paul, John Mçain dhe Barack Obama kishin vizituar të gjithë selinë e Google Mountain Vieë për të rritur reputacionin e tyre.  

Po ashtu Google kishte një marrëdhënie të ngushtë me presidentin e sapozgjedhur, Barack Obama. "Google ishte duke u ngjitur lart për faktin se Eric Schmidt po bënte fushatë për Obamën"-thotë  Siva Vaidhyanathan, një profesoreshë e medias në Universitetin e Virxhinias dhe një kritike e vjetër e Google. 

Shtypi i kushtoi vëmendje faktit që shumë googlers filluan të punonin në Shtëpinë e Bardhë.  Me kaq shumë googlers në qeveri, Google ka pasur një ndikim dërrmues mbi politikëbërjen gjatë viteve të presidencs Obama. Por sot, Google është në një situatë të ndryshme. Është e qartë, Schmidt punoi shumë për të mbështetur zgjedhjen e Hillary Clinton në krye të presidencës amerikane, por ajo humbi- thotë Timothy Lee.

Problemi më i madh për gjigantin e kërkimit është se kompania tani ka humbur mbështetjen edhe mes demokratëve. Një numër gjithnjë e më i madh i mendimtarëve liberalë besojnë se përqendrimi i fuqisë korporative ka qenë një problem i madh në ekonominë amerikane. Në krahasim me Google janë shumë pak kompani që e ilustrojnë këtë përqendrim.

Sipas Lee, republikanët janë ende shumë të përkushtuar ndaj një qasje të ashpër të rregullimit ekonomik, ndërsa Google ka akoma shumë aleatë në Partinë Demokratike, e cila aktualisht është jashtë pushtetit. 

Por trajektorja afatgjatë e Google mund të jetë me e keqe. Kombinimi i populizmit të stilit Bernie Sanders në të majtë dhe populizmi i stilit Donald Trump në të djathtë mund të çojë në një të ardhme ku Google të përballet me armiqësi nga politikëbërësit e dy partive.

"Ka pasur një zbulim të vërtetë të madh", thotë Barry Lynn. "Frika e përqendrimit të fuqisë në pak duar është jo vetëm në të majtë, por në të gjithë spektrin politik". Frank Pasquale, një studiues ligjor në Universitetin e Merilendit, thekson se pavarësisht nga përdorimi i retorikës anti-monopol gjatë fushatës, Donald Trump është mbështetur më shumë te konservatorët fanatikë të tregut të  lirë. Gjatë fushatës ai la të kuptohej se do të luftonte kompanitë e mëdha të teknologjisë, por deri tani nuk ka treguar ndonjë shenjë se do të ndjekë këto premtime.

https://arstechnica.com/tech-policy/2017/08/google-is-losing-allies-acro...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.