Teodorakis: Adolf Hitleri, figurë e dashur për Europën raciste

Postuar në 28 Gusht, 2017 13:45

Kompozitori i njohur grek Mikis Teodorakis, një nga figurat e njohura të rezistencën antifashiste është përfshirë në debatin që provokoi vendimi i autoriteteve të Bashkmit Europian për të caktuar një Ditë Përkujtimore të viktimave të nazizmit dhe komunizmit. 
Në një letër drejtuar gazetës greke " Ta Nea", Teodorakis e quan të papranushëm përpjekjen për të vënë një shenjë barazimi mes dy ideologjive dhe çfarë ato përfaqësuar në Luftën e Dytë Botërore. Teodorakis flet për një amerikanokraci që ka imponuar memorandume, duke çuar Greqinë në buzë të katastrofës. 
"Në qoftë se nuk do ishte Ushtria e Kuqe dhe Stalini, a e keni menduar çfarë do të kishim sot? Kush do ta ndalonte Hitlerin të mbushte botën me mijëra kampe si të Aushvicit? E imagjinoni Greqinë me mijëra kampe të shfarosjes? Atje në Evropë dhe sidomos në shtetet raciste e di pse janë të prekur dhe i kundervihen Stalinit dhe komunizmit. Sepse mundi plotësisht Fuhrerin e tyre të dashur. Adolf Hitlerin!
Dhe nga Stalini kujtojnë vetëm krimet e tij ... E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar rreth tij është se ne mëngjes hante mish të skuqur njeriu. Për atë Stalini, komandantin Ushtrisë së Kuqe dhe fitoret në Stalingrad, Moskë, Leningrad dhe Berlin, nuk keni asgjë për të thënë?
Pra, duhet ta dijmë çfarë jemi, kriminelë ose viktima? Dhe për çfarë kemi luftuar? Për të mos përmendur partnerët e pushtuesve të huaj, mbi të cilët  u ngrit Amerikanokracia,  cili jeton dhe mbretëron në formën e Memorandumeve dhe Trojkave duke na çuar në prag të katastrofës kombëtare"
- shprehet Teodorakis.
Qeveria greke u përplas ashpër me Presidencën letoneze pasi kjo e fundit me iniciativë të saj dhe mbështetjen e Brukselit kërkoi caktimin e një Dite Përkujtimore për viktimat e nazmizmit dhe komunizmit, si dy ideologji me prirje terroriste. 

http://www.huffingtonpost.gr/2017/08/28/koinonia-mikis-theodorakis-skeft...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.