Mizoria ndaj qenve dhe maceve në Korenë e Jugut
Koreja e Jugut është vendi i vetëm në botë i njohur për konsumin e mishit të qenve. Mijëra fermerë mbarështojnë rreth 2.5 milion qen çdo vit, duke i mbyllur në kafaze të vogla. Fati i tyre është therja brutale në një nga tregjet e vendit ose thertoret.Shumica e njerëzve në Korenë e Jugut nuk hanë rregullisht mish qeni. Një pjesë e madhe e opinionit publik po pajtohet me idenë se qentë janë miq të njerëzve dhe se kanë nevojë për mbrojtje nga mizoria.
Humane Society International dhe partnerët e saj janë të angazhuar për t'i dhënë fund industrisë së mishit të qenve në Korenë e Jugut, duke rritur ndërgjegjësimin publik dhe politik për këtë cëcshtje. Një hap jetik drejt këtij qëllimi është njohja ligjore e të gjithë qenve si kafshë shoqëruese të mbrojtura nga mizoritë.
Ata kanë nënshkruar një peticion ku i bëjnë thirrje qeverisë së Koresë së Jugut për të identifikuar të gjithë qentë dhe macet si kafshë shoqëruese të mbrojtura nga ligji dhe pavarësisht nga raca ose vendi i lindjes të ndalohet therja e tyre për konsum njerëzor.
https://action.hsi.org/ea-action/action?ea.client.id=104&ea.campaign.id=...
Add new comment