A mbijeton ndërgjegjja pas vdekjes? Një transplant koke mund të japë përgjigje për këtë

Postuar në 26 Qershor, 2017 12:40

Në fund të këtij viti është parashikuar transplanti i parë i kokës në një individ njerëzor. Kirurgu që e ka marrë përsipër një gjë të tillë është italiani Sergio Canavero sipas të cilit kritikat etike nuk e dekurajojnë. Ai thotë se janë me mijëra kirurgët që e kanë kontaktuar nga e gjithë bota qëkurse ai nisi projektin Parajsa.

Gjithçka më duhet është një spital me 20 kirurgë, që janë më pak nga sa mendoja se më duheshin më parë”, shprehet ai në një intervistë për agjencinë ruse “Sputnik”.

Canavero ka shtuar se për kryerjen e operacionit do të nevojiten ekipe specialistësh ortopedë, neurokirurgë dhe në disa fusha të tjera. AI shton se edhe problemet psikologjike që lidhen me zëvendësimin e një pjese unike si koka, mund të tejkalohen.

40 transplante të sukssesshme të fytyrës na dëshmojnë se njerëzit mësohen me fytyrën e re sepse trupi i tyre mbetet esencialisht i njëjti, ndoshta vetëm gjatësia mund të ndryshojë pak”, shprehet ai.

Një tjetër problem është ai genetik. Koka i përket dikujt tjetër me tjetër kod, por kirurgu italian thotë se kjo ka disa aspekte.

Nëse dikush përfiton një trup të ri dhe do të ketë fëmijë, ai duhet të sigurohet dhe të depozitojë spermën e tij në një frigorifer përpara operacionit. Gjithësesi nëse ke fëmijë me ADN-në e një personi tjetër, nuk është problem, ai mund të përdorë organet e reja seksuale për të patur fëmijë”, vijon kirurgu.

Sipas tij transplanti i trurit është një shans i dytë për individët, që ata të jetojnë më gjatë.

Shkenca na thotë se është ndërgjegja jonë që vdes, por unë sërish duhet ta provoj një gjë të tillë”, thotë Canavero.

“Në terma klinikë koka do të vdesë dhe në momentin që do të vijë sërish në jetë, pacienti do të na thotë se çfarë ka parë. Do të jetë si fluturimi i Gagarinit në hapësirë. Gagarni tha më vonë se ai nuk pa engjëj atje lart. Dua të dërgoj një tjetër Gagarin përtej perdes së të panjohurës dhe të krijoj një situatë të vdekjes klinike. Do të ketë diçka më shumë sesa thjesht rreze drite në fund të tunelit. Në librin e tij “Prova e Parajsës” neurokirurgu ateist Eben Alexander shkroi se ndërgjegja mbijeton. Në rastin tonë ne do të dërgojmë një qenie njerëzore që zbulojë se çfarë ndodh pasi ne vdesim”, shton ai.

Transplanti është njoftuar se do të kryhet në dhjetor të vitit 2017 dhe në vend të pacienti të parë të parashikuar për këtë rast, rusit Valery Spiridonov, do të jetë një kinez që do t’i nënshtrohet këtij eksperimenti.  Canavero do të asistojë ekipin e kirurgëve kinezë që do të drejtojnë operacionin.  

https://sputniknews.com/europe/201706261054969842-surgeon-head-transplant/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.