Blloku Alternative

Pas 12 refuzimeve Apple pranoi aplikacionin që gjurmon sulmet ajrore

Postuar në 29 Mars, 2017 11:07

Pesë vjet më parë bëra një aplikacion të thjeshtë për iPhone, i cili do te njoftonte përdoruesit e telefonit sa herë qe mediat raportonin për një sulm ajror me dron të SHBA-ve. Apple e refuzoi tri herë aplikacionin, duke e quajtur atë "tepër të dënueshëm ose me përmbajtje të papërpunuar."

Kur qeveria legalizon edhe Zotin

Postuar në 28 Mars, 2017 13:38

Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm. Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me "vlerat" kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.

Selk’nam/Nga djem në burra. Një kulturë mijëravjeçare e zhdukur pak dekada më parë

Postuar në 27 Mars, 2017 09:21

Fotot e mëposhtme paraqesin imazhe thuajse ekskluzive të një kulture të epokës së gurit që vijoi të jetonte për 7000 vjet në Tierra del Fuego në Argjentinën Jugore. Selk’nam – ky është emri i fiseve që janë fotografuar këtu nga misionari Martin Gusinde.

Hapet dosja e "Njeriut me Karafil", si hyri në histori Nikos Belogianis

Postuar në 26 Mars, 2017 13:40

Dalin në dritë fotografi private të ish-Sigurimit grek për drejtuesin kryesor të Partisë Komuniste, Nikos Belogianis, i cili u ekzekutua 65 vjet më parë. Dokumentat u gjetën në dosjen e xhandarmërisë, ku ishin përfshirë të dhëna inteligjencës për "njeriun me karafil". Në kopertinën e dosjes dikush ka shkruar me ngjyrë të kuqe fjalën "e kryer" së bashku me një fotografi  dhe skedar të plotë të "të njeriut me karafil".

Dossier/Zbulohen në arkiva planet e sovjetikëve për ndryshimin e klimës në Arktik

Postuar në 26 Mars, 2017 10:36

Kërkuesit kanë zbuluar në arkivën e Sant Petersburgut në Rusi disa projekte të panjohura më parë/sekrete dhe të pa vëna në zbatim nga shkencëtarët sovjetikë. Projektet kishin për synim ndryshimin e klimës në zonat e pamata të BS-së në Arktik dhe në Lindjen e Largët sovjetike. Si gjetje inxhinierike ishte menduar devijimi i lumenjve Amur dhe Ob dhe në projektet e gjetura në Arkivën e Gosplan, devijimi i rrjedhës së lumenjve shpresohej se do të zbuste klimën e këtyre rajoneve.

E vërteta e fotove nudo të Jackie Kennedy

Postuar në 24 Mars, 2017 09:50

Të vërtetën e fotove nudo  të Jackie Kennedy-t dhe të reja tronditëse në lidhje me marrëdhënien e saj me pasanikun grek, Aristotelis Onassis sjell në librin e tij Christopher Andersen. Sipas tij,  45 vjet më parë, në nëntor të vitit 1972 dhjetë  fotografë mbërritën në ishullin grek Skorpios duke fotografuar të zhveshur Jacky Kennedy-n. Andersen thotë se skema ishte ngritur nga vetë Onassis, për ta poshtëruar atë. Në libër theksohet se Onassis  kishte furnizuar me harta paparacët duke u dhënë detaje të sakta të kohës dhe vendeve ku gruaja e tij do të bënte plazh.

Lupimaris – peshkatarët e fundit

Postuar në 21 Mars, 2017 13:34

Lupimaris – kështu titullohet foto dokumentari i Christian Stemper i cili ka sjellë disa fotografi nga jeta dhe aktiviteti i peshkatarëve grekë të ishullit Paros. Peshkatarë me varkën e tyre, në stilin e Heminguejit, ata vetëm në Paros numërojnë 99 varka për 31 peshkatarë. Gjysma e varkave të fotografuara në vitin 2010 nuk ekzistojnë më pasi askush nuk do të bëhet më peshkatar. Po vjen pra fundi i një tradite mijëvjeçare, që i ka lënë vendit peshkimit industrial dhe të mekanizuar duke na kujtuar sesi ato aktivtetete që shenjuan njeriun, sot po braktisen.

Publikohen pamjet e 210 testeve të para bërthamore të SHBA(video)

Postuar në 15 Mars, 2017 22:05

Mes viteve 1945-1962 SHBA kreu 210 teste bërthamore, pamjet e të cilave publikohen vetëm tani. 

Ushtria ruse mbërrin në Arktik

Postuar në 13 Mars, 2017 21:19

Për herë të parë në historinë e misioneve të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, e cila ka testuar sistemet e reja të armëve dhe pajisjeve ushtarake në kushte arktike, ushtria “e kuqe” arriti në ishullin Kotelny të Islandës pasi kaloi Detin Lapte. Anëtarët e misionit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë të parët në  botë, që ia dolën të përshkojnë nga  një distancë mbi akull.

Lecter është mashtrim. Ky është psikopati perfekt i krijuar nga Hollywood

Postuar në 13 Mars, 2017 12:09

U angazhuan 10 psikiatër për 3 vjet që studiuan 126 karaktere. Përfundimi: Javier Bardem ka realizuar karakterin ideal të psikopatit pa ndjesi humane.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative