Selk’nam/Nga djem në burra. Një kulturë mijëravjeçare e zhdukur pak dekada më parë
Fotot e mëposhtme paraqesin imazhe thuajse ekskluzive të një kulture të epokës së gurit që vijoi të jetonte për 7000 vjet në Tierra del Fuego në Argjentinën Jugore. Selk’nam – ky është emri i fiseve që janë fotografuar këtu nga misionari Martin Gusinde.
Ata ishin një popullsi nomade, nuk kishin kryetarë, por njerëz të mençur që i drejtonin. Etër të Botës që mendohej që posedonin fuqi spirituale mbi njerëzit, motin dhe ngjarjet. Ceremonia më e shenjtë ishte Hain – Ardhja e Moshës - në të cilën meshkujt e rritur pikturonin trupin me të kuqe, të zezë dhë të bardhë, duke personifikuar shpirtra të frikshëm. Përmes një ceremonie që zgjashte me ditë apo javë, ata do të drejtoninin një proces tranzitimi të djemve në burra. Gusinde i fotografoi ata në vitin 1920, në një nga ceremonitë e fundit, pamje me të vërtetë mbresëlënëse të një kulture që ishte në zhdukje e sipër nga i pamëshirshmi shekull i 20-të.
Add new comment