Hapet dosja e "Njeriut me Karafil", si hyri në histori Nikos Belogianis
Dalin në dritë fotografi private të ish-Sigurimit grek për drejtuesin kryesor të Partisë Komuniste, Nikos Belogianis, i cili u ekzekutua 65 vjet më parë. Dokumentat u gjetën në dosjen e xhandarmërisë, ku ishin përfshirë të dhëna inteligjencës për "njeriun me karafil". Në kopertinën e dosjes dikush ka shkruar me ngjyrë të kuqe fjalën "e kryer" së bashku me një fotografi dhe skedar të plotë të "të njeriut me karafil".
Nikos Belogiannis u lind në Amaliada në vitin 1915. Ai ishte një student i shkëlqyer në Juridik dhe u vu në shënjestër për veprimtarinë politike që në atë kohë. Në vitin 1934, në moshën 19-vjeçare ai u bashkua me Partinë Komuniste, e paligjshme në atë kohë duke u bërë dsekretar i organizatës lokale të Amaliadas.
Grushti i shtetit ndaj diktaturës së Ioannis Metaxas në 4 gusht 1936 e gjen Belogianin në burg. Si i burgosur kërkon lirinë për të shkuar në front dhe për të luftuar nazistët, por qeveria ia refuzon kërkesën. Arratiset dhe i bashkohet ELAS-it në Peloponez.
Gjatë Luftës Civile vepron si Komisioner Politik i Divizionit të 10 të Ushtrisë Demokratike.
Në vitin 1949 ai largohet dhe gjen strehë jashtë vendit. Në qershor të vitit 1950, si anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kthehet në Greqi në mënyrë që të rigrupojë dhe të organizojë strukturat e Partisë Komuniste në Athinë, e cila është e paligjshme. Megjithatë Belogiannis dhe disa shokë të tij do të dalin në gjyq me akuzën e spiunazhit. Më 15 shkurt 1952 fillon pjesa e dytë të gjyqit. Belogiannis para Gjykatës së Përhershme Ushtarake të Athinës hedh poshtë të gjitha akuzat për spiunazh.
Vendimi ishte unanim. Belogiannis u dënua me vdekje.
Më 30 mars 1952, në agim Nikos Belogiannis u ekzekutua së bashku me shokët e tij në Gudi. Ai mbeti në histori pasi në çdo seancë shfaqet i qeshur duke mbajtur një karafil. Pamja e tij kur dëgjoi vendimin e dënimit me vdekje e bëri "të pavdekshëm" dhe hyri në histori si "njeriu me karafil".
Add new comment