Në geton e Lodz 1940 -1944
Fotografitë e mëposhtme janë realizuar nga Henryk Ross, i mbijetuar i getos së Lodz në Poloni. Ai fotografoi fshehurazi pjesë të realitetit në geto, në të cilën mbijetuan vetëm 877 hebrej nga 200 mijë që hynë. Ross i fshehu 6000 negativët dhe i përpunoi pas lufte për të përcjellë vetëm disa çaste nga një histori që nuk pushon së rrëfyeri nivelin e krimit që ka ndodhur mbi tokën europiane. Pamjet japin edhe momente gëzimi në një klimë terrori.
Add new comment