Arkivat ruse/Pamje të rralla të John McCain i kapur rob në Vietnam
Në Moskë është hapur një ekspozitë me foto të marra gjatë Luftës së Vietnamit ku siç raporton agjencia shtetërore “Sputnik” disa foto shfaqen për herë të parë. Ekspozita drejtohet nga kreu i Organizatës së Veteranëve Rusë të Vietnamit, Nikolai Kolesnik, i cili ishte pjesë e grupit të parë të oficerëve sovjetikë që u dërguan në ndihmë të ushtrisë vietnameze. Fotot vijnë nga arkivat e oficerëve rusë dhe paraqesin ndër të tjera edhe pilotë amerikanë të kapur rob. Mes tyre edhe senatori i njohur John McCain, pamjet e të cilit duke u kuruar përcillen nga “Sputnik”, për qëllime qartazi propagandistike. Në çdo rast pamjet japin një fragment nga ajo çfarë ishte Lufta e Ftohtë e cila vazhdon ende sot siç shohim në Siri. Pamjet mbeten interesante edhe pse i kujtojnë ndoshta presidentit aktual amerikan Donald Trump se kur tallesh me luftën duhet një çikë më shumë kujdes.
Ekspertë sovjetikë duke këqyrur një B52.
Add new comment