Bashkimi Sovjetik "kundër" vodkës

Postuar në 18 Prill, 2017 12:55

Alkooli është një pije e dëmshme për shëndetin. Këtë e dëgjojmë përherë, por nuk ndodh përherë që shteti të angazhohet në fushatë kundër këtij vesi. Edhe në Shqipërinë e kohës së atij që sot quhet komunizëm, propaganda edukative në këtë drejtim, ndalonte në këshilla për “të prekurit”, në ndëshkime, apo në kritika të hapyra që binin ndesh me atë që quhej morali komunist. Por në Bashkimin Sovjetik, një vend ku alkoolizmi ishte problem kombëtar, siç është edhe sot në Rusi ku thuhet se vdesin çdo vit 500 mijë njerëz nga shkaqe që lidhen me alkoolin, në vitet 1972-1988 u kalua në një fushatë të vërtetë vizuale. Postera, kariktura, mesazhe grafikë kundër alkoolit në një periudhë që përkon me atë që mund të quhet nihilizmi sovjetik, koha e rënies së optimizmit që aq mirë transmetohet në kinemanë sovjetike të kohës. Posterat janë një formë e goditur propaganda që ndoshta nuk gjen analogji në asnjë vend tjetër. Të vihet re se lufta kundër alkoolit lidhet me jetën, duke e lënë cilësorin Sovjetik vetëm në raport me kohën e realizimit, apo me disa specifika grafike, por jo dhe aq me mesazhet tekstuale.

http://mashable.com/2017/04/15/soviet-anti-alcohol-posters/#Y5KZPcFLKaq3

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.