vodka
Nuk ka vodka për rusët, ndalohen eksportet suedeze drejt Moskës
Prodhuesi i vodkës suedeze “Absolut” njoftoi se do të ndalojë eksportet në Rusi pas thirrjeve në vend për bojkotimin e markës.
Stephanie Durroux, shefja ekzekutive e firmës, tha se vendimi është marrë për shkak të thirrjeve në rrjetet sociale për bojkotimin e produkteve të Absolut.
Në prill, pronari i Absolut, Pernod Ricard, konfirmoi se kishte rinisur eksportet në Rusi pasi më parë i kishte ndërprerë ato në mars 2022, menjëherë pasi Moska filloi operacionin ushtarak në Ukrainë.
Bashkimi Sovjetik "kundër" vodkës
Alkooli është një pije e dëmshme për shëndetin. Këtë e dëgjojmë përherë, por nuk ndodh përherë që shteti të angazhohet në fushatë kundër këtij vesi. Edhe në Shqipërinë e kohës së atij që sot quhet komunizëm, propaganda edukative në këtë drejtim, ndalonte në këshilla për “të prekurit”, në ndëshkime, apo në kritika të hapyra që binin ndesh me atë që quhej morali komunist.