Shteti i Nju Jorkut ndalon martesat e fëmijëve
Shteti i Nju Jorkut vendosi të rrisë pragun e moshës ligjore për martesat, duke e çuar nga 14 vjeç që ishte në 18 vjeç, nisur nga rastet e reja të muajve të fundit ku vajza të mitura ishin detyruar të martoheshin me burra të moshuar.Viktimat të kësaj "mundësie" ligjore në Nju Jork ishin kryesisht vajza të mitura, që martoheshin me pëlqimin e prindëve ashtu si në vende të tilla si Nigeria, India, Irani apo Tanzania. "Është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të mbrojtur fëmijët dhe për të parandaluar martesat e detyruara," tha guvernatori i shtetit Mario Kioumo.
Më shumë se 3800 të mitur, shumica vajza janë martuar në shtetin e Neë York-ut nga viti 2000 deri në vitin 2010, sipas shifrave të cituara nga zyra e guvernatorit. Dhe e gjithë kjo në një vend, ku seksi me një të mitur mund të konsiderohet përdhunim. Shoqata “Unchained at last” vlerëson se në rang kombëtar rreth 248 000 vajza të mitura janë martuar gjatë një dekade me meshkuj 18 vjeç e lart.
Sipas legjislacionit të ri në fuqi në shtetin e Neë York-ut, martesat do të lejohen nga mosha 17 vjeç, vetëm nëse një gjykatës konfirmon më herët se fëmija pranon lirisht këtë zgjedhje dhe se martesa nuk do të dëmtojë shëndetin e tij mendor. Shumë organizata që mbrojnë të drejtat e grave, të cilët luftuan për të rritur kufirin e moshës ligjore të martesave, përshëndetën miratimin e legjislacionit të ri dhe shprehën shpresën se të tjera shtete të SHBA-ve do të ndjekin shembullin e Nju Jorkut.
Add new comment