Kina do të “ringjallë” Detin e Vdekur

Postuar në 07 Qershor, 2017 20:29

Kina po kërkon të zgjerojë forcën e saj gjeopolitike, duke u përhapur deri në Lindjen e Mesme. Industritë shtetërore kineze janë bërë pjesë e një tenderi multi-milionësh i quajtur “Red-Dead Water”.

Projekti, i nisur  nga Izraeli, Jordania dhe autoritetet palestinze pritet të kapë vlerën e 1.1 miliard dollarëve. Pjesë e tenderit janë edhe firma franceze, japoneze apo koreano-jugore. Ai parashikon marrjen e 2 miliardë metër kub ujë nga Deti i Kuq, për të çuar në Detin e Vdekur, duke stabilizuar nivelin në rënie të tij.

Projekti parashikon gjithashtu furnizimin me ujë të pijshëm në një rajon që përballet me mungesë të theksuar të ujit. Sipas të dhënave të publikuara nga Reuters, investivet e Pekinit janë dhjetëfishuar në Izrael. Analistët politikë në Lindjen e Mesme e shpjegojnë të ashtuquajturën ofensiva industriale e Kinës në rajon si një dorashkë sfide për Shtetet e Bashkuara.

https://sputniknews.com/world/201706071054397470-china-red-dead-project/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.