deti i vdekur
Kina do të “ringjallë” Detin e Vdekur
Kina po kërkon të zgjerojë forcën e saj gjeopolitike, duke u përhapur deri në Lindjen e Mesme. Industritë shtetërore kineze janë bërë pjesë e një tenderi multi-milionësh i quajtur “Red-Dead Water”.
Projekti, i nisur nga Izraeli, Jordania dhe autoritetet palestinze pritet të kapë vlerën e 1.1 miliard dollarëve. Pjesë e tenderit janë edhe firma franceze, japoneze apo koreano-jugore. Ai parashikon marrjen e 2 miliardë metër kub ujë nga Deti i Kuq, për të çuar në Detin e Vdekur, duke stabilizuar nivelin në rënie të tij.
Thatësira kërcënon Detin e Vdekur si 130 mijë vjet më parë
Shkencëtarët kanë zbuluar prova të thatësirave të rënda që ndodhën nën shtratin e Detit të Vdekur 10.000 vjet më parë dhe më shumë se 100.000 vjet më parë. Ata besojnë se gjetjet e tyre janë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë nëse parashikimet e ndryshimeve klimatike vërtetohen.
Raporti, i publikuar këtë javë në revistën "Earth" është i bazuar në hulumtimet e shkencëtarëve nga gjashtë vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Ai përfshin të dhëna mbi nxjerrjen e sedimenteve nga një thellësi prej 450 metra nën shtratin e Detit të Vdekur rreth gjashtë vjet më parë.
Për herë të parë në Detin e Vdekur
Distanca mes Jordanisë dhe Izraelit është kaluar për herë të parë nga notarët të pajisur me maska të posaçme. Deti i Vdekur është deti më i kripur në botë.