Thatësira kërcënon Detin e Vdekur si 130 mijë vjet më parë
Shkencëtarët kanë zbuluar prova të thatësirave të rënda që ndodhën nën shtratin e Detit të Vdekur 10.000 vjet më parë dhe më shumë se 100.000 vjet më parë. Ata besojnë se gjetjet e tyre janë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë nëse parashikimet e ndryshimeve klimatike vërtetohen.
Raporti, i publikuar këtë javë në revistën "Earth" është i bazuar në hulumtimet e shkencëtarëve nga gjashtë vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Ai përfshin të dhëna mbi nxjerrjen e sedimenteve nga një thellësi prej 450 metra nën shtratin e Detit të Vdekur rreth gjashtë vjet më parë.
Sendimentet janë dërguar për testim në Gjermani për t'u analizuar me metoda radioaktive dhe për të zbuluar se kujt periudhe i përkasin. Hulumtuesit zbuluan se pjesë të rëndësishme të sendimenteve janë prej kripe dhe reflektojnë periudhat e thatësirës në basenin e kullimit të Detit të Vdekur, kur niveli i tij kishte rënë.
"Këto janë si kapsula kohe. Analiza kimike na lejon për të kuptuar ndryshimet që kanë ndodhur në det"- thotë një profesor i Universitetit Gjeologjik të Izraelit. Analizat treguan se 115,000 deri 130,000 vjet më parë niveli i Detit të Vdekur ra. Kjo dëshmon për thatësira të rënda dhe afatgjata. Gjatë këtyre periudhave temperatura u rrit më shumë se 4 gradë mbi mesataren e shekullit të 20-të. Reshjet gjatë thatësirave ishin të paktën 40 për qind më pak se sa tani. Vëzhgimet tregojnë se ky rajon është një nga më të ndikuar nga ndryshimet klimatike.
Ajo që ka ndodhur në të kaluarën, mund të ndodhë përsëri. Zbulimet e reja mund të kenë implikime të mëdha për të ardhmen e burimeve ujore dhe dendësisë së popullsisë në Lindjen e Mesme"-thuhet në raport.
Niveli i Detit të Vdekur ka rënë në vitet e fundit si rezultat i aktivitetit njerëzor, por pritet të bjerë edhe më tepër për shkak të ndryshimit të klimës. Izraeli dhe Jordania janë duke punuar në një projekt për të sjellë rezervat e ujit nga Gjiri i Eilat në Detin e Vdekur, por shtrirja e këtij projekti është e tillë që nuk do të bëjë më shumë sesa të ngadalësojë rënien.
Add new comment