Rrëfehet Kylie Jenner:’Bota më ka tallur që në moshën 9-vjeçare’(FOTO)
Kylie Jenner ka publikuar një rrëfim prekës në rrjetet sociale ku flet për vështirësinë e të qenurit një person publik, që për të filloi në moshën 9-vjecare, pikërisht në momentin kur familja e saj vendosi të krijonin reality show-n ‘Keeping Up With Kardashians’.
Kylie thotë:’Më kanë tallur që në moshën 9-vjecare, e gjithë bota e ka bërë këtë. Dhe mendoj se e kam përballuar gjithë këtë më së miri. Ka persona që përqeshin të tjerët kudo, dhe mbase kjo është vetëm një video e thjeshtë, por duhet të dini se rëndësi në këtë botë ka vetëm një mendim, dhe ai është mendimi juaj. Të gjithë ju që ndiheni të ofenduar apo të tallur nga dikush, nuk jeni vetëm, shpërndani sa më shumë dashuri.’/E.B
Add new comment