110 të vrarë në Haiti si të dyshuar për shtregoneri
Bandat haitiane kanë masakruar të paktën 110 persona nën akuzën e shtregonerisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Cite Soleil dhe objektiv kanë qenë të moshuar që sipas liderit të bandës Viv Ansam, Monel “Mikano” Felix, i shkaktonin sëmundje fëmijës së vet.
Raportimet në media thonë se Felix u këshillua me një klerik vudu pas fëmija u sëmur i cili akuzoi të moshuarit si shkaktarë të sëmundjes.
Pasoja: 60 të vrarë të shtunën e shkuar dhe 50 të djelën, të gjithë me hanxharë dhe thika.
Add new comment