“Bashkë me Rusinë për drejtësi dhe një botë multipolare”

Postuar në 03 Tetor, 2024 20:12

Kina dhe Rusia do të forcojnë bashkëpunimin për të formuar rendin shumëpolare. Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm kinez, në një shkrim për “The People’s Daily”, me rastin e 75-vjetorit të marrëdhënieve Kinë-Rusi, shprehet se kjo është zgjedhje strategjike e të dyja vendeve.

"Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të luftojnë për drejtësinë ndërkombëtare dhe do të kontribuojnë në ndërtimin e një bote shumëpolare," citohet shkrimi nga agjencia TASS.

"Kina dhe Rusia po udhëheqin përpjekjen për mishërimin e konceptit të një komuniteti njerëzor me një fat të përbashkët dhe veprojnë si një fuqi që kundërshton hegjemonizmin, si dhe politikat e njëanshme dhe të bazuara në forcë," shtoi Wang.

Dy vendet mbështetën presidencat e njëra-tjetrës në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe BRICS, ndërsa ka përpjekje për t’i zgjeruar të dy organizatat.

Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të udhëheqin në mënyrë aktive tendencën për pavarësi dhe bashkëpunim reciprokisht të dobishëm, duke punuar fort në 'kapitullin jugor' të qeverisjes globale," tha kryediplomati, duke iu referuar marrëdhënieve me vendet e Jugut Global.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.