Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/09/Salianji%20%281%29_2024_09_26_22.jpg?itok=o4wUaT0k)
Gjykata e Apelit lë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Në vitin 2019, Gjykata e Tiranës e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.
Vendimi i trupës së përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, u shpall rreth mesditës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm thuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD.
Vetë Salianji e cilësoi vendimin politik, ndërsa kryeministri Rama u shpreh se “e vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte”.
Vendimi ndaj Salianjit është përfundimtar dhe pritet që prokurori i çështjes të firmosë urdhër-ekzekutimin. Vendimi e bën atë subjekt të ligjit të dekriminalizimit, që përveçse se i kushton mandatin aktual, e ndalon atë të kandidojë deri në vitin 2029.
Add new comment