Fakulteti i Biologjisë së Beogradit shprehet kundër minierës së litiumit
Profesorë të Fakultetit të Biologjisë në Beograd i janë bashkuar protestës së banorëve të Jadarit kundër minierës së litiumit që sipas tyre ka ndikim negativ në lumenjtë Drina dhe Jadar. Por presidenti aleksander Vuçiç i ka cilësuar profesorët si gënjeshtarë, pasi ata kanë vënë në dukje se deklarimet e qeverisë janë të njëanshme, inkorrekte, të pabazuara, kontradiktore.
Fakulteti është distancuar po ashtu nga disa të dhëna në draftin e studimit të fizibilitetit, duke mbajtur për përgjegjës "Rio Sava Exploration" dhe firmën konsultative “The Biodiversity Consultancy”. Procesi akualisht ka gjeneruar debatin më të madh të ditës në Serbi, në krye të të cilit qëndron Presidenti Vuçiç, që ka premtuar se do të dialogojë me të gjithë.
Add new comment