Rusia rinis goditjet në Donetsk

Postuar në 15 Gusht, 2024 15:50

Ukraina ka deklaruar se kontrollon aktualisht 1152 km2 të territorit rus, ndërkohë që nga rajoni i Kurskut janë evakuuar 180 mijë persona. Siç është bërë tashmë e ditur, objektivi i inkursionit ukrainas në territorin rus lidhet me një aspekt taktik të tërheqjes së trupave ruse nga zona e Donbasit brenda territorit ukrainas, rritje e presionit mbi palën ruse në kufi, diskreditmi tashmë i realizuar i komandës dhe shërbimeve ruse të zbulimit që as kuptuan, as panë dhe as planifikuan mbrojtje efektive, për të ardhur në një negociim më efektiv për paqen apo armëpushimin.

Përtej jehonës së krijuar duket se pala ruse ka vepruar në të kundërt të pritmërive: sot raportohet se ka rinisur goditja e objektivave në Donetsk, duke kapur territore të reja. Madje me të dhëna që flasin se inkurisioni në Kursk është bërë me sforco të mëdha.

Qëkurse ka nisur ofensiva në Kursk, do të thosha që gjërat janë përkeqësuar në pjesën tonë të frontit. Ne po marrim më pak armatim dhe rusët po shtyjnë

citon “Politico” zëdhënësin e Brigadës së 110-të të Mekanizuar, Ivan Sekach.

Po kështu Rusia ka vijuar me sulmet ajrore mbi Ukrainë përmes raketave dhe 29 dronëve të nisur nga Kursku. Në këtë kuadër presidenti Zelenskiy ka sqaruar edhe një ndër objektivat e tjerë të inkursionit, e që është krijimi i një zone tampon, që do të pamundësonte Rusinë të sulmonte përtej kufirit.

Këtu ka disa kufizime: Rusia ka dislokuar raketat hipersonike "Kinzhal" afër me Ukrainën, ndërkohë që kësaj të fundit, Perëndimi ia ka ndaluar të përdorë raketat me rreze të mesme veprimi që do të godisnin në thellësi të territorit rus. Mesa duket shumëçka do të vendoset në terren, ku durimi rus është armë strategjike me shumë rëndësi, përkundrejt një kundërshtari që nuk po arrin ende as të formalizojë mobilizimin e përgjithshëm, që do të mund të organizonte një mbrojtje masive ndaj Rusisë. E cila ka 2 vjet e gjysmë që nuk po gjen dot eplilogun e asaj që nisi në shkurt 2022.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.