Rusia deklaron dështimin e "sulmit terrorist" ukrainas: Diversion ndaj situatës në Donbas dhe Slobozhanshcina

Postuar në 14 Gusht, 2024 16:02

Rusia ka njoftuar dështimin e atij që e quajti “inkursioni ukrainas në rajonin e Kurskut”. Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se pala ukrainase nuk ka arritur objektivin e vet kryesor me mësymjen përtej vijës kufitare me Rusinë e që sipas saj është zhvendosja e trupave ruse nga Donbasi dhe Slobozhanshcina.

Aktualisht trupat ukrainase që ndërmorën inkursionin në territorin e rajonit të Kurskut po tërhiqen. Ndërkohë që situata në donbas është e rëndë për forcat ukrainase, qeveria ukrainase urdhëroi një sulm terrorist në territoret e rajonit të Kurskut që janë afër me kufirin

ka thënë ajo.

Zakharova ka akuzuar trupat ukrainase se kanë hapur zjarr mbi civilët, që sipas saj dëshmohet nga robërit e kapur.

Sulmi ukrainas nisi më 6 gusht çka provokoi zhvendosjen e 120 mijë njerëzve nga Kursku. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, pala ukrainase në këtë sulm humbi 2030 njerëz, 35 tanke, 31 transportues të blinduar. 

Nga pala ukrainase dhe Perëdimi situata është raportuar e rëndë për Rusinë, aq sa në Blegorod u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Presidenti amerikan Joe Biden foli për “një dilemë të Putin”, pa sqaruar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, ndonëse analistë të ndryshëm të sigurisë shtruan menjëherë pyetjen se prtej suksesit fillestar, më shumë rëndësi ka synimi i sulmit ukrainas. Që mesa duket, Rusia e ka lexuar se ka qenë një goditje diversive për të tërhequr peshën nga Donbasi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.