Aktorë brenda BE-së po punojnë për ndarjen e Kosovës

Postuar në 24 Korrik, 2024 15:53

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se disa aktorë brenda Bashkimit Europian, po punojnë për ndarjen e Kosovës.

Për pasaportat që nuk lëshohen nga institucione legjitime ne s’kemi hezituar dhe t’i paralajmërojmë e informojmë akterët e rëndësishëm. Ata (BE) kanë marrë një vendim që jo vetëm sipas mendimit tonë, çon në rrugë të gabuar, por bën të kuptosh se disa aktorë në BE s’janë të interesuar në integrimin e pakicës serbe në Kosovë, por punojnë në ndarjen e tyre. Integrimi sa më i shpejtë i qytetarëve në struktura legale të pajisur me dokumente legale, çon në atmosferë e në hapësirë për të gjithë ata e për të gjithë ne

ka deklaruar ajo të mërkurën në një konferencë për media.

Reagimi i saj lidhet me një vendim të Brukselit për të miratuar liberalizimin e vizave për ata qytetarë serbë të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga institucionet serbe. Një akt pastërtisht në kundërshtim me çdo normë të zbatueshme në vendet e tjera të BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.