Joe Biden tërhiqet nga gara për president

Postuar në 21 Korrik, 2024 20:18

Kandidati demokrat dhe presidenti aktual i SHBA- ve njoftoi tërheqjen e tij nga gara për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Me anë të një njoftimi në X, Joe Biden konfirmoi atë që mediat amerikane paralajmëruan pak ditë më parë.

Ishte nderi më i madh i jetës sime të shërbeja si president.

Dhe ndërsa synimi im ishte të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në detyrat e mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Javët e fundit, në gjirin e demokratëve janë shtuar zërat që kërkonin tërheqjen e Biden nga gara. Mes tyre është edhe ish-presidenti Obama, gjatë mandateve të të cilit Biden ka shërbyer si zv.president.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.