Kundërpërgjigje Rusisë, raketa amerikane në Gjermani nga viti 2026
Vendimi për të dislokuar raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026 është një përgjigje ndaj dislokimit të sistemeve raketore taktike Iskander në Rajonin e Kaliningradit të Rusisë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për Tageblatt, me qendër në Luksemburg, thotë se “ajo që Shtetet e Bashkuara do të bëjnë në Gjermani nga viti 2026 nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje ndaj kërcënimit të Rusisë të përfaqësuar nga dislokimi i raketave Iskander në Kaliningrad".
Pistorius tha se Gjermania "nuk është përballur me problemin e dislokimin e armëve prej 35 vjetësh". Sipas tij, prania e raketave amerikane në Gjermani mund të shpjegohet me nevojën për parandalim bërthamor.
“Kur të gjithë të kuptojnë se Gjermania dhe NATO janë në gjendje të mbrojnë veten me sukses, kjo do të zvogëlojë mundësinë e një sulmi ndaj nesh”, shtoi ai.
Më 10 korrik, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të nisin dislokimin në Gjermani të raketave me rreze të gjatë veprimi, në vitin 2026.
Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, tha se planet e SHBA-së rrisin gjasat për një garë raketore dhe mund të çojnë në një përshkallëzim të pakontrolluar.
Add new comment