Danimarkë, taksë e re për ndotjen nga gjedhët
Danimarka bëhet vendi i parë që harton një ligj për emetimin e gazeve serrë nga bagëtitë.
Parlamenti me 179 anëtarë, pas një diskutimi me fermerët, kompanitë e sektorit dhe shoqatat mjedisore dhe të konsumatorëve, po shqyrton ligjin e ri, i cili takson fermerët.
Fillimisht, ata do të paguajnë rreth dyzet euro për ton emetime në vit nga viti 2030, taksë që rritet në njëqind euro pas vitit 2035.
Në realitet, për shkak të disa lehtësirave fiskale, kostoja efektive duhet të jetë e barabartë me 16 dhe 40 euro respektivisht, gjithmonë për çdo ton CO2 ekuivalent të emetuar. Është vlerësuar se, mesatarisht, çdo bagëti emeton 5.6 ton ekuivalent CO2 në vit. Kjo do të thotë se me aplikimin e lehtësirave tatimore do të arrihet në rreth 90 euro për kafshë nga viti 2030, dhe rreth 225 nga viti 2035.
Ligji është pjesë e një projekti shumë më të madh, për të cilin janë ndarë 5.4 miliardë euro. Këto para do të shkojnë për projektet mjedisore që nisin nga ripyllëzimi dhe restaurimi i zonave të gjelbra, në përputhje me ligjin e ri evropian. Për më tepër, e njëjta taksë duhet të zbatohet edhe për derrat, edhe pse, duke mos qenë ripërtypës, emetojnë më pak gaze me efekt serrë, por ndikojnë gjithsesi pasi emetimet kryesisht lidhen me hapat në zinxhirin e furnizimit.
Objektivi i taksës është të reduktojë emetimet me 70% deri në vitin 2030, me synimin për ta bërë vendin neutral ndaj karbonit deri në vitin 2045. Ndërkohë, kostot që lidhen me bujqësinë duhet të nxisin universitetet dhe kërkimin shkencor.
Danimarka, pavarësisht se është një vend i vogël, në fakt është një nga prodhuesit kryesorë evropianë të gjedheve: sipas vlerësimeve të brendshme, në vitin 2022 kishte pak më pak se 1.5 milionë, një rënie e lehtë në krahasim me një vit më parë, por ende shumë. Derrat e prodhuar çdo vit janë rreth 28 milionë dhe eksportohen në 140 vende, përfshirë Italinë.
Një ligj të ngjashëm e ka miratuar edhe Zelanda e Re. Ligji duhej të hynte në fuqi në vitin 2025, por ndryshimi i qeverisë ka shkaktuar, të paktën për momentin, pezullimin e vendimeve ekzekutive.
Comments
Kjo bote po shkon drejt cmendurise kolektive
Po pordhet e njerezve kur do te taksohen?
Add new comment