Kosova hap observatorin e saj
Kosova ka hapur për herë të parë observatorin dhe planetariumin e saj. Objekti ndodhet në fshatin Rashnicë të Komunës së Shtimes. Ai është realizimi i ëndrrës së Pranvera Hysenit, një studente që sapo ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, Santa Kruz.
10 vjet më parë së bashku me një grup miqsh, themeluan Astronomy Outreach of Kosovo (AOK). Misioni i organizatës jofitimprurëse është të çojë shkencën dhe astronominë te populli i Kosovës përmes programeve informuese, siç janë ligjëratat publike dhe festat nën yje, dhe në fund, të krijojë një strukturë gjithëpërfshirëse astronomike për vendin.
Disa vite më parë, Pranvera së bashku me anëtarët e tjerë të AOK-ut iu drejtuan qeverisë së Kosovës për të kërkuar fonde për të ndihmuar AOK-un të sjellë astronominë — dhe përmes astronomisë, shkencën në përgjithësi — te publiku.
Qeveria ra dakord të jepte një donacion për ndërtimin e observatorit. Pranvera ka arritur që herë të vendosë kontakte me prodhuesin e teleskopëve Celestron, i cili solli një të tillë 14 inç, i cili është montuar aktualisht në kupolën 6 metra të observatorit.
Ndërsa Stephen Ramsden, themeluesi i projektit jofitimprurës Charlie Bates Solar Astronomy, e pajisi observatorin me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore. Ky teleskop diellor 6 inç zë çatinë e ndërtesës.
Add new comment