Shengen me pengesa
Sllovenia njoftoi se kontrollet kufitare do të vijojnë edhe gjatë verës, duke e shtyrë datën e heqjes së tyre deri më 21 dhjetor. Kufiri mes Sllovenisë dhe Hungarisë u “zhduk” në vitin 2007, kur dyja vendet iu bashkuan Zonës Shengen.
Ministri i Brendshëm slloven, Bostjan Poklukar, e motivoi vendimin me kërcënime të reja që prekin në mënyrë të konsiderueshme rendin dhe sigurinë publike në Slloveni dhe Bashkimin Evropian. Ai përmendi dhunën në Lindjen e Mesme, tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit dhe pushtimin rus të Ukrainës.
Sllovenia rivendosi kontrollin e përkohshëm kufitar më 21 tetor 2023, rreth 15 vjet pasi ishte hequr.
Ajo nuk është vendi i parë që rivendos kontrollin kufitar, pavarësisht rregullave europiane për zonën Shengen. Edhe Gjermania me Austrinë kanë në fuqi kontrollet kufitare prej vitit 2015.
Kontrolli kufitar ka qenë në fuqi në kufirin austro-gjerman që nga vjeshta 2015. Austria vendosi të zgjasë kontrollin kufitar në kufirin hungarez-austriak këtë prill dhe masa do të jetë në fuqi deri në nëntor.
Emigrimi i paligjshëm dhe numri i konflikteve të dhunshme në dhe afër Europës duket se po i sfidon rregullat e Shengenit.
Add new comment