SHBA, agjencia e sigurisë kibernetike bie pre e hakerimit
Një agjenci federale e sigurisë kibernetike në SHBA ka rënë vetë pre e hakerimit. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturave, CISA, njoftoi se sulmi e detyroi të kalojë dy sisteme kompjuterash offline.
Një nga sistemet e prekura nga hakerat drejton një program që u lejon zyrtarëve federalë, shtetërorë dhe lokalë të ndajnë mjetet e vlerësimit të sigurisë kibernetike dhe fizike. Ndërsa tjetri mban informacion mbi vlerësimin e sigurisë së objekteve kimike, bën të ditur CNN, duke iu referuar burimeve brenda agjencisë.
"Ky incident na bën të kuptojmë se çdo organizatë mund të ndikohet nga një sulm kibernetik dhe pasja e një plani reagimi është një komponent i domosdoshëm i qëndrueshmërisë," tha një zëdhënës i agjencisë.
Pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, CISA heton ndërhyrjet kibernetike në agjencitë federale dhe këshillon firmat private të infrastrukturës kritike se si të forcojnë sigurinë e tyre.
Duket ironike, por edhe agjencitë apo zyrtarët e sigurisë kibernetike mund të jenë viktima të hakerimit. Në fund të fundit, edhe ato mbështeten në të njëjtën teknologji si të tjerët. Diplomati më i lartë i sigurisë kibernetike i SHBA-së, Nate Fick, tha vitin e kaluar se llogaria e tij personale në platformën e mediave sociale X ishte hakuar. Ai e quajti hakerimin pjesë të "rreziqeve të punës".
Comments
Jo ore. Po ju bete namin me
Jo ore. Po ju bete namin me AKSHI- n per amerikanet pranoni pa koment se qenka pjese e "rreziqeve te punes". Kujtoja se ndodhte vetem me keta hajdutet tane kjo pune.
AKShI edhe raportin e
AKShI edhe raportin e vleresimit te sulmit e mori nga te tjeret dhe nuk jepte asnje lloj informacioni.
Add new comment